Uashingtoni kërcënon me një sulm tjetër ushtarak në Siri

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley kërcënoi sot me një sulm tjetër ushtarak amerikan në Siri, pas bombardimit të regjimit sirian nga Uashingtoni si kundërpërgjigje ndaj sulmit kimik të kryer në Damask.

“SHBA-ja ka marrë një vendim shumë të matur natën e kaluar me sulmin ndaj një baze ajrore siriane”, theksoi Nikki Haley në Këshillin e Sigurimit.

“Ne jemi gatshëm të bëjmë më shumë, por shpresojmë që kjo nuk do të jetë e nevojshme”, shtoi ajo.



Avionë të bazës së goditur nga SHBA-ja kanë kryer sulme

Dy avionë ushtarakë të ngritur nga baza ajrore siriane, goditur të premten nga SHBA-ja, kanë kryer sulme në disa zona, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSD).

“Avionët janë ngritur nga baza Al-Chaayrate, e cila është pjesërisht në shërbim dhe ka goditur disa objektivë pranë Palmiras, në pjesën qendrore të Sirisë”, sipas OSDH-së.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut nuk ka qenë në gjendje për të përcaktuar nëse avionët kanë qenë sirianë apo rusë dhe se cilat kanë qenë objektivat që kanë goditur.

Duke reaguar për një sulm kimik të dyshuar të regjimit sirian që shkaktoi 86 të vdekur në lokalitetin rebel të Khan Cheikhoun, në veriperëndim të Sirisë, SHBA-ja lëshoi sot 59 raketa Tomahawk drejt bazës Al-Chaayrate nga dy anije amerikane në Mesdhe.



Pentagoni: Nuk ka konfirmim për viktima nga sulmet kundër Sirisë

Ushtria amerikane nuk ka ende asnjë konfirmim për viktima të mundshme civile, apo ushtarake si pasojë e sulmeve raketore kundër një baze ajrore siriane, deklaroi sot Pentagoni.

Një zyrtar i ushtrisë amerikane mohoi gjithashtu zërat për ndërprerjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Siri, duke deklaruar se forcat amerikane kishin kontaktuar me Rusinë pas sulmit kundër bazës ajrore ushtarake, ku ishin dislokuar edhe forca ruse.

08 Prill 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2