Asgjesohet grupi që sillte drogë nga Shqipëria; në pranga 8 grekë e 2 shqiptarë

Tribuna

Policia greke ka asgjësuar një tjetër grup kriminal që kishte trafikuar më shumë se 100 kg kanabis të sjellë nga Shqipëria, si dhe kokainë e heroinë.



Në fakt, është një çështje që kishte filluar të zbardhej qysh në nëntor të vitit të kaluar, kur policia kishte kryer disa arrestime në flagrancë në zonën e Agrinios. Bëhet fjalë për zbulimin dhe sekuestrimin e sasive të ndryshme të drogës, deri në fund të muajit shkurt.

Ndërkaq, njësia antidrogë i ka dhënë grupit kriminal goditjen përfundimtare të enjten dhe të premten paradite, me arrestimin e 10 personave të tjerë në zona të ndryshme të Etoloakarnanisë. 8 prej tyre janë grekë, ndërsa dy janë shtetas shqiptarë, të moshës 29 dhe 36 vjeç.

Si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal janë identifikuar edhe një tjetër shtetas shqiptar dhe dy grekë, të cilët janë arrestuar më herët dhe aktualisht po vuajnë dënimet në burgjet greke.

Këta të tre, si dhe dy shtetasit shqiptarë që u arrestuan të premten, ishin pesëshja drejtuese e grupit.

Sipas komunikatës së policisë, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se grupi kishte trafikuar dhjetë muajt e fundit të paktën 100 kg kanabis, një kg heroinë dhe të 100 gr kokainë. Ndërsa fitimi nga i gjithë ky trafik përllogaritet në 220.000 euro.

Gjatë kontrolleve të ndryshme në banesat e të arrestuarve, të kryera në prani të prokurorëve, janë sekuestruar sasira të vogla drogash të ndryshme, pesë peshore precizioni, pesë automjete dhe një motoçikletë, një armë gjahu dhe 12 fishekë, 24 blloqe shënimesh me numra telefonash si dhe shënime për shuma parash.

08 Prill 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2