Greqi, arrestohen tre shqiptarë që kultivonin drogë

Tribuna

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, dhe një i katërt është shpallur në kërkim. Që të gjithë akuzohen se kultivonin kanabis, në një parcelë në pjesën veriore të Athinës, me qëllim trafikimin.



Tre shtetasit shqiptarë janë arrestuar në Peristeri të Athinës. Ata janë të moshës 33, 50 dhe 61 vjeç, ndërsa një tjetër bashkatdhetar i tyre është shpallur në kërkim.

Në fakt, bëhet fjalë për një çështje të filluar prej gati një viti. Në qershor 2016, policia kishte zbuluar një plantacion të mbjellë me kanabis. Plantacioni që ndodhej në pjesën veriore të Athinës, në vendin e quajtur "Ipokratios Politia", ishte maskuar më së miri. Dispononte dhe një impiant të kompletuar për vaditje, ndërsa uji merrej në mënyrë të paligjshme nga sistemi i ujësjellësit publik.

Policia atëherë kishte shkulur 1.221 fidanë kanabisi, me lartësi nga 0,3 deri në 1,1 metra, por nuk kishte mundur të gjente kultivuesit.

Pas investigimeve që kanë zgjatur rreth 9 muaj, u identifikuan katër shtetasit shqiptarë dhe ndaj tyre dolën urdhërat e arrestit që u ekzekutuan ditën e sotme.

Sipas komunikatës së policisë, 50 vjeçari ishte kreu i grupit kriminal, më i riu, i moshës 33 vjeç ishte personi që mbikqyrte kultivimin e drogës, ndërsa dy të tjerët, 61 vjeçari dhe personi i shpallur në kërkim, kishin për detyrë përpunimin dhe trafikimin e kanabisit.

08 Prill 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2