Ekzekutohet 35 vjeçarit shqiptar në Menidhi

Tribuna
Nga vendngjarja (Foto: Ilia Poçi)

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Greqi. Viktima është identifikuar si Ilia Qerim Kulli, nga Vlora.

Ngjarja ka ndodhur në Menidhi të Athinës, ku shqiptari është goditur me dy plumba në koke dhe në kraharor.

Sipas dëshmitareve okulare ai ndodhej në makinen e tij, kur u qëllua.

Edhe pse i plagosur rëndë, e ka ngarë makinën për rreth 800 metra dhe pastaj është përplasur para një kafeterie, ku ishte klient i rregullt.

Pikërisht pronari i kafeterisë e ka marrë me makinën e vet dhe e ka çuar në spital, ku u konstatua se kishte vdekur

Dëshmiarët okularë kanë thënë se agresoret ishin dy, hipur në një motorr. Ata kanë thënë se porta e makinës nga ana e shoferit, kishte vrima plumbash dhe se duhej të ishte qëlluar të paktën 3-4 herë.

Portali “Proto Thema”, jep dëshmi të personave që kanë njohur viktmën.

Sipas tyre, 35 vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijve. “Merrej me shitblerje makinash të përdorura. Ishte djalë i mirë, kurrë nuk kishte dhënë shkas për komente negative”.

03 Prill 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2