“Kur e vërteta vjen nga larg”, rruga e gazetarit Robert Goro

Miho GJINI

Duke lexuar librin memorialistik “Kur e vërteta vjen nga larg” të gazetarit Robert Goro, të shkruar me profesionalizm dhe në një stil tërheqës, zaptuar nga emocionet e forta të një logjike skrupuloze, bindesh menjëherë se sa të drejtë kishte Gabriel Garsia Marquez kur shkruante se “gazetaria është profesioni më i bukur në botë, që ushqehet nga paparashikueshmëria e jetës”. Por Robert Goro na siguron e na befason për gjithë ato vështirësi e Rreziqe të gjithanshme që e rrethojnë jetën e një gazetari të përkushtuar, kur ai e do këtë profesion deri në vetmohim...

Në këtë libër ballafaqohemi me një gazetari dinjitoze në median e folur e atë të shkruar, që sjellë para nesh një manual me “shkëndija jete” dhe vlerë profesionale, njëherësh edhe historiko-letrare. Po edhe një libër qe lexohet me ëndje, nga ata që e fillojnë librin e nuk e lëshojnë dot nga dora, jo vetëm prej një gazetari, po edhe prej atyre njerëzve të thjeshtë, nga ata të paktët që sot lexojnë…

Se ka edhe një veçori tjetër ky himarjot që e ka shtëpinë aty, në bregun e detit të thepisur, ku janë “ngulur” shkëmbinjtë shekullorë, që i rrahin dallgët e detit përjetësisht e kur pushojnë, shfaqen aty “vajzat e valëve” të Neço Mukos e të Lefter Çipës për të pritur kurbetllinjtë.. Se këtu ështe rritur ai, Robert Goro, i cili mësoi të eci, të flasë e të shkruajë, derisa arriti të bëhet poet, shkrimtar e gazetar, me mikrofonin e BBC-së në Londër, kryeredaktor i “Gazetës së Athinës” dhe më pas themelues e botues i gazetës “Tribuna”, po në Athinë. Po, duke lexuar edhe ciklet e tij poetike, librin me tregime “Takohemi pasdite”, romanin “Një këngë për Edith Piafin”, dhe katër libra me publicistikë, do të “peshojë” ca më tepër rëndesa e një publicisti dinjitoz të dimensioneve europiane.

Tek dëgjon zërin e Robert Goros nga valët e radios apo nga ekrani televiziv, dhe duke lexuar shkrimet e tij publicistike në shtypin e shkruar, bindesh për kulturën e akumuluar, dijet e gjithanshme e përvojën e tij profesionale, qysh kur nisi punën e redaktorit në revistën “Hosteni”, në vitet ‘80- të të shekullit te kaluar e më pas. Gjithmonë i saktë në informacionet, rubrikat e analizat e tij, plot vërtetësi, konciz e komunikativ. Di ta përdorë argumentin me logjikë të ftohtë dhe emocione të ngrohta… Mbaj mënd tek intervistonte arvanitasin e thekur, shkrimtarin e botuesin Aristidh Kola në Athinë, se si i ndrisnin sytë e i vibronte zëri i kadifenjtë, gjithmonë depërtues te i intervistuari dhe sugjestiv tek dëgjuesi.

Në këtë kohështrirje të valëve të BBC, për 18 vjet me radhë që nga 1993 deri më 28 shkurt 2011, kur valët e saj në gjuhën shqipe nuk do të dëgjoheshin më, kontributi i Goros do të ishte fort aktiv dhe i një publicistike të rrallë e fort të guximshme, duke hequr këtu edhe privacione të ekzistencës së vet e të familjes së tij. Për këtë njeri, që e kishte dhe e ka në gjak gazetarinë, BBC ishte e mbeti për një obligim e “dashuri e madhe” dhe e paanë, që pati dëgjues të shumtë, përkushtim, profesionalizëm të nivelit të lartë, tok me rreziqet që përcillte për gazetarët e saj të kudondodhur, midis të cilëve do të shquhej edhe Robert Goro…

Nëpërmjet librit të tij, Goro na rikujton 97,-ën e tmerrshme, kur vërshëllenin plumbat në atë kaos ku u ndodh vëndi ynë dhe gazetarëve të BBC u duhej të viheshin edhe “kundër rrymës”, apo më pas, për të “thyer akullin informativ”, për të qenë përherë “ikonë e informimit dhe e shpresës”. Gjithmonë “në burimin e lajmit”, të shpejtë, të saktë, koncizë, emocionalë, herë nëpër “flakë e betejë”, herë midis rebelëve e militantëve të të gjitha ngjyrave që sajuan atë anarshi.

Ne palcë të dimrit e ne piskun e vapës, në shi e në dëbore, apo kur “pëlcet edhe guri”, Robert Goro do të percillte zërin e së vërtetës, për ta dërguar tepër larg e për t’u shpërndarë në shpirtin e njerëzve që prisnin e prisnin në atë “terr informativ”, kur nëpër rrugët tona “vërshëllenin” “plumbat qorrë”! Dhe kështu, si e përshkruan me besnikëri veprimtarinë e radiove “të huaja” si, BBC, “Zëri i Amerikës”, “Deutsche Welle” e RFE , do të bëheshin shumë të afërta për shqiptarët. Dhe jo vetëm për shqiptarët, po kudo nëpër Ballkanin e “ndezur nga baruti!”, në Afganistan, Pakistan, Azerbajxhan e Armeni, që kërcënoheshin nga diktaturat e kohëve tona.

Po Robert Goro është përherë i rrethuar nga kërshëria e paduruar dhe e etur e njerëzve që e kanë pritur zërin e tij në çaste e ditë të vështira. Duke shkaktuar e ngritur lart ndjenjën e lirisë, të triumfit të drejtesisë, të së mirës e të së bukurës. Dhe zëri i tij nuk ka qenë kurrë i vetëm në këto valë prestgjioze, që dikur dëgjoheshin fshehtazi, në ditë e netë të errëta. Ai është e mbetet si një “pishtar” dhe pjesë e një ekipi të rëndësishm të BBC-së, ku rolin e vet e ka parë në unison me vlerat e sakrificave të kolegve që “raportonin me kokë në torbë”, si Aleksandër Furxhiu nga Vlora e Aleksandër Çipa nga Gjirokastra, si Ilir Kadia nga Tirana, Lushnja, e rrethe të tjera, gjatë trazirave të 97,-ës. Dhe përcjellja e zërit të tyre nga redaksia në Bush House në Londer, ku përkujdesej Tim Cooke e Julia Goga, “ngrinte peshë” vetëdijen e njerëzve në krejt Ballkanin që “ziente” nga trazirat më të rrezikshme që kanë parë këto anë, ku koka e këtyre gazetarve qe përhere si në trungun e gijotinës!

Përmes ngjarjesh të tilla, të pasqyruara në këtë libër me besnikeri, autencitet, vërtetësi, me paanshmëri, Robert Gorua është personazhi kryesor i një subjekti real, me përmbajtje dramatike e me konflikte të dimensioneve të mëdha. Aty është vetautor, vetaktor dhe një vetregjisor i shkëlqyer. Terreni i veprimit është si një teatër i vërtetë lufte, ku paraqiten të dyja anët ekstreme: jeta me vdekjen, që ndërthuren e përplasen, po zëri, imazhi dhe mesazhi, ikin dhe fiksohen në eter, për t’u shpërndarë e për t’u bërë pjesëzë a jehonë valësh për të gjithë. Pra, kemi të bëjmë këtu me një rol të shumfishtë, të kthyer në mision aktiv: edhe tek të tjerët, që shumëfishohet në një progres gjeometrik të pallogaritshëm shpresëdhënës.

Robert Goro përmend me dashuri në librin e vet të gjithë kolegët e Londrës, ashtu edhe ata që lëviznin në terren, duke sakrifikuar veten me ndërgjegje të plotë. Pa lënë mënjanë rolin e madh të “Zërit të Amerikës”, të “Deutsche Welle-s” dhe të Radios Europa e Lirë , kundër “territ informativ” që ishte aq i dëndur. Vetëm episodi i Khadija Ismayilovës, nga ditët e vështira që kalonte Azerbajxhani, është një rrëfim tronditës, tepër dramatik, i shtypjes së fjales së lirë në regjimet despotike, për të thënë se sa “vështirë (është) të jesh gazetar i mirë dhe të mbijetosh…”.

Robert Goro e boton këtë libër përsëri në një kohë të vështirë, kur media e shkruar dhe e folur është rishtazi në shenjestër, që vazhdimisht anatemohen, të ndodhura përherë midis “zjarresh” të partive të shumta që “gëlojne” e shpesh u vërsulen gazetarëve, këtyre heronjve të vërtetë të çdo kohe...

03 Prill 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2