Leja 5 vjeçare dhe e drejta e punësimit në Bashkimin Europian. Si përfitohet.

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Firma Avokative«DEDES & ASSOCIATES» ka në stafin e saj avokatë me standarde të larta dhe përvojë në Legjislacionin Grek për Emigracionin, të cilët u ofrojnë klientëve tanë konsulencë të vyer si për qëndrimin po kështu edhe për punësimin e tyre në Greqi.

Avokatët tanë, të cilët janë të specializuar në të Drejtën Greke për Emigracionin, kontaktojnë me Administratën Greke dhe përmbarojnë çështjen tuaj shpejt, me efikasitet dhe pa stres për ju dhe familjen tuaj.

Në rastin kur doni të qëndroni dhe punësoheni në Greqi, avokatët e firmës sonë, që kanë për objekt të Drejtën e Emigracionit, iu ofrojnë konsulencë për të gjitha premisat e nevojshme të ligjshme me synim që të përftoni leje qëndrimi dhe pune në Greqi, në varësi të vendit të nënshtetësisë suaj, në mënyrë që të aplikoni për përftimin e lejes më të përshtatshme për çdo rast dhe përpos kësaj trajtojnë për llogarinë tuaj gjithë procedurën deri në përfundimin e saj, pa qenë nevoja që të shkoni ju në Greqi, por vetëm të aprovoni kërkesën tuaj.

Përsa i përket rastit të përftimit të Nënshtetësisë Greke, avokatët e firmës sonë kontaktojnë me Bashkitë dhe Autoritetet kompetente dhe plotësojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për akordimin e Nënshtetësisë Greke.

Si mund të kthehet leja e qëndrimit 10 vjeçare, në leje qëndrimi me kohë të zgjatur (5 vjeçare)?

Të gjithë emigrantët që janë të pajisur me leje qëndrimi 10 vjeçare mund ta kthejnë shumë lehtë lejen e tyre në 5 vjeçare duke përmbushur vetëm 3 (tri) kërkesa:

KËRKESA E PARË është që të përmbushin detyrimet financiare. Të kenë të ardhura 8500 euro në vit, për dy vitet e fundit.

Theksojmë se 8500 euro është shifër që mund të jetë familjare. Pra nëse të dy bashkeshortët deklarojnë së bashku 8500 euro, mund të marrin leje qëndrimi me kohë të zgjatur.

KËRKESA E DYTË për marrjen e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur është që emigranti të jetë i pajisur me vërtetimin e njohjes të mjaftueshme të gjuhës greke, si dhe elementeve të kulturës dhe historisë greke.



Për të gjithë emigrantët që vërtetojnë që kanë në mënyrë të ligjshme 12 vite qëndrimi në Greqi, automatikisht konsiderohet se kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës, historisë dhe kulturës greke.



Në rast se kanë më pak se 12 vite qëndrimi atëherë emigranti duhet të japë provime në ministrinë e Arsimit për të marrë vërtetimin e nevojshëm.



KËRKESA E TRETË për marrjen e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur është që emigranti të mos ketë patur shkëputje gjatë 12 viteve te fundit të qëndrimit në shtetin grek, të ketë qenë i pajisur gjatë gjithë kohës me leje qendrimi.

03 Prill 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2