Apelasi (Deportimi), procedurat për heqjen e emrit nga “Lista e Zezë”

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Jeni në pritje të përgjigjes, apo ju është refuzuar aplikimi? Zyra e Avokatisë “Dedes” ju ndihmon

Firma Avokative«DEDES & ASSOCIATES» ka në stafin e saj avokatë me standarde të larta dhe përvojë në Legjislacionin Grek për Emigracionin, të cilët u ofrojnë klientëve tanë konsulencë të vyer si për qëndrimin, po kështu edhe për punësimin e tyre në Greqi.

Avokatët tanë, të cilët janë të specializuar në të Drejtën Greke për Emigracionin, kontaktojnë me Administratën Greke dhe përmbarojnë çështjen tuaj shpejt, me efikasitet dhe pa stres për ju dhe familjen tuaj.

Në rastin kur doni të qëndroni dhe punësoheni në Greqi, avokatët e firmës sonë, që kanë për objekt të Drejtën e Emigracionit, iu ofrojnë konsulencë për të gjitha premisat e nevojshme të ligjshme me synim që të përftoni leje qëndrimi dhe pune në Greqi, në varësi të vendit të nënshtetësisë suaj, në mënyrë që të aplikoni për përftimin e lejes më të përshtatshme për çdo rast dhe përpos kësaj trajtojnë për llogarinë tuaj gjithë procedurën deri në përfundimin e saj, pa qenë nevoja që të shkoni ju në Greqi, por vetëm të aprovoni kërkesën tuaj.



Në rubrikën e sotme, po ju njohim me ndryshimet në legjislacionin për lejet për arsye të jashtëzakonshme, dhe procedurat për heqjen e emrit nga “lista e zezë”.

Një ndër problemet kryesore që emigrantët mundohen ende të zgjidhin është “Apelasi” (deportimi), pra largimi i detyruar nga shteti grek apo çdo shtet tjetër që e kanë marrë.

Zyra jonë merret me çështje të tilla dhe trajton jo vetëm “apelasin” e dhënë nga shteti grek, por mund të bëjë aplikimin për heqjen e deportimit nga çdo shtet tjetër, në rast se emigranti ka patur dokumenta në Greqi.

Zyra jonë përpiqet që të gjithë emigrantët në fund të jenë të shkarkuar nga penaliteti, të lirë dhe pa apelasi.



Ekzistojnë dy lloj apelasi-sh, domethënë janë dy arsyet për të cilet vendoset deportimi i një shtetasi të huaj.

1-Dëbimi administrativ (diikitiki apelasi)

2-Dëbimi gjyqësor (dikastiki apelasi)



SI MUND TË HIQET APELASI

DËBIMI ADMINISTRATIV

Në rastet që apelasi është marrë nga SHTETI GREK për arsye dokumentash, ja si mund të veprojmë për ta hequr:

Pasi të kenë kaluar 5 vjet, me mbarimin e afatit të apelasit, duhet që të mos keni probleme të tjera me shtetin grek, të bëni një kërkesë për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm (“Lista e zezë”) e shtetit grek.

Por ka mundësi që heqja e “apelasit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit, për arsye familjare apo arsye të tjera.

Duke u drejtuar në zyrën tonë, ne mund të merremi me procedurat dhe të bëjmë një kërkesë në emrin tuaj për heqjen e apelasit dhe brenda dy muajsh do të marrim përgjigje.

Në rast se “apelasi” është marrë nga një shtet i ZONËS SHENGEN, për arsye dokumentash, ja se si veprohet për ta hequr:

Nëse emigranti ka qenë prej vitesh me dokumenta në Greqi, atëherë mund të vijë në shtetin grek dhe të bëjmë kërkesë për heqjen e apelasit. Çdo dokument që mund të jetë i nevojshëm nga shteti grek dhe shteti shqiptar, avokati do të marrë përsipër që t’i ketë në dispozicionin tonë dhe më pas do të fillojmë procedurat. Të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën Apostile dhe përkthyer në gjuhën e shtetit të Shengenit që ka vendosur apelasin. Përkthimin e bëjmë ne në shtetin grek.

Avokati grek bashkëpunon me shtetin përkatës për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin, për heqjen e apelasit dhe për heqjen e emrit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm SIS.



Të gjitha veprimet zgjasin deri sa të dalë përgjigjja.



DËBIMI GJYQËSOR

Kur emigranti ka dëbim penal, që në shumicën e rasteve kanë kryer dënim me burg, shteti grek, pasi emigranti të ketë përfunduar dënimin, ka të drejtë të vendosë kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush vepron kundër ligjeve të shtetit dhe apelasi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet.

Pasi të kenë kaluar 3 (tre) vjet nga momenti që keni mbaruar dënimin, mundet-edhe sikur të jeni në Shqipëri-, të kontaktoni me avokatin në Greqi dhe ai të merret me procedurën e heqjes së apelasit.



JENI NË PRITJE TË PËRGJIGJES, APO JU ËSHTË REFUZUAR APLIKIMI? ZYRA E AVOKATISË DEDES JU NDIHMON

Ne mund t’ju rinovojmë dosjen dhe të aplikojmë sërisht.

Aplikime të refuzuara (Aporifthises etisis)

Për të gjithë ata që kanë marrë refuzim për shkak të mos plotësimit të numrit të pullave, ata që përfitojnë janë të gjithë emigrantët të cilët kanë bërë kërkesë në gjykatat greke për hedhje poshtë të refuzimit deri në datën 01/04/2014 për shkak të mosplotësimit të numrit të ensimave, dhe VETËM nëse ka dalë vendim për pezullim të përkohshëm të vendimit të refuzimit.

Mund të ndjekim dosjen tuaj qe te arrijmë daljen e lejes se qendrimit, nese dhe ju i plotesoni kushtet, sa më shpejtë.

Per të ndjekur dosjen tuaj, do të na nevojiten:

Prokurë (Eksusiodotisi); (tekstin do t’jua dërgojmë ne)

fotokopje te faqes se pare te pasaportes

numrin e protokollit

nje fotokopje të aplikimit tuaj



PËR MË SHUMË DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00),

ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës).

Informohuni dhe nga rrjetet sociale:

Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/

Linkedin: dedes-and-associates-law-firm

Site: www.dedeslaw.gr

30 Mars 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2