Qeveria Shqiptare miraton Planin Kombëtar Antikanabis

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën Planin e veprimit kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabisit, 2017-2020.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, duke bërë të ditur vendimin e qeverisë, tha se Plani përfaqëson një dokument strategjik të Qeverisë që do të udhëheqë të gjithë përpjekjen ndërinstitucionale kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend.

“Ky Plan, është finalizimi i një procesi të iniciuar nga Kryeministri Edi Rama dhe të mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët gjej rastin ti përshëndes dhe t’i falenderoj per kontributin e cmuar”, u shpreh Peleshi.

Përmes këtij plani, i hartuar nga ekspertë vendas dhe të huaj, parashikohet marrja e të gjitha masave për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend. një fenomen i evidentuar në Shqipëri që në vitin 1991.

Tolerimi zyrtar dhe mbështetja e hapur politike e kultivimit të kanabisit në komunën e Lazaratit e më gjerë deri në vitin 2013, krijoi kushte të favorshme për grupet kriminale, të cilat, për më shumë se një dekadë, arritën të konsolidojnë financat, rrjetet, tregjet dhe lidhjet politike, u shpreh Peleshi. Goditja e suksesshme kundër grupeve dhe rrjeteve kriminale në Lazarat në vitin 2014, theksoi ai, solli si pasojë, që energjitë kriminale të përqendruara në këtë rajon të shpërndahen në drejtime të tjera në vend.

Sipas zv/kryeministrit, theksi kryesor i Planit Kombëtar është përpjekja e përbashkët ndërinstitucionale për goditjen e gjithanshme dhe frontale që synon identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit.

Duke filluar nga ky vit Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë lidhje do të angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, e theksoj te kombinuar, i cili do të sigurojë identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim, u shpreh Peleshi.

Gjithashtu, Plani parashikon masa serioze ndaj të gjithë zyrtarëve të nivelit qendror dhe lokal, të cilët nuk arrijnë të mbajnë në administrim e kontroll efektiv territorin për të cilin janë përgjegjës. Po ashtu, një proces vlerësimi dhe vetingu ndaj zyrtarëve me përgjegjësi në këtë fushë do të shoqërojë procesin e zbatimit të planit.

Identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të krijuara nga veprimtaritë kriminale është një kriter i rëndësishëm për të matur shkallën e suksesit në përballjen me fenomenin e kanabisit, shtoi zv/kryeministri.

30 Mars 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2