Këngëtarja greke, Sabina Janatu mahnit publikun me këngën shqiptare

Armela HYSI

Muaji i luleve, i poezisë dhe padyshim i grave, është cilësuar në opinionin e gjerë, Marsi dhe këtu merr zanafillën nisma e re e Programit të Tretë të Radio-televizionit helen për këtë muaj, me etikën e lartë cilësore që e karakterizon, në çdo hap të tij. Që në ditët e para të Marsit, pra e për gjithë muajin, nën sloganin “Gratë në Plan të Parë”, dëgjuesit patën rast të dëgjojnë kryesisht artiste; të të gjitha fushave, por kuptohet për nga profili i tij radiofonik, më tepër në atë të muzikës. Po kështu edhe në koncertet e programet e drejtpërdrejta, që organizon e paraqet me dëgjues të ftuar brenda në studio, artistët që debutonin, qenë kryesisht femra.

Një ftese të tillë, si dëgjues, iu përgjigjëm dhe ne pozitivisht, kur në studio do të paraqitej këngëtarja dhe kompozitorja Sabina Janatu. Një zë i rrallë i pentagramit grek, me një karrierë për t’u patur zili në fushën e muzikës, kryesisht në atë të lehtë e klasike, xhaz, tradicionale, popullore të vendeve të ndryshme, etj.

Por surpriza që na priste si dëgjues, kësaj radhe nuk ishte vetëm në interpretimet fantastike, me nivel të lartë e improvizime të veçanta që kjo këngëtare krijon me zërin e saj plotë ngjyra, që në fakt ndodh gjithmonë me artdashësit që e ndjekin këtë muzikante, se si do që edhe pse përgatitesh për diçka të tillë, prapë të rrëmben. Surpriza që na mahniti, ishte një këngë shqiptare që këngëtarja Janatu kishte përfshirë në repertorin e saj. Kënga popullore me dialekt verior, për të cilën Janatu na tha, në takimin që patëm në fund të recitalit se u vështirësua jo pak, për ta arritur ta shqiptonte me gjithë saktësinë dhe nuancat e përveçme të gjuhës sonë, e për më tepër të dialektit verior, është një këngë erotike, që e këndon një grua – kjo ishte dhe tema e recitalit, për t'i qëndruar besnik frymës që sipërpërmendëm – dhe i drejtohet personit të zgjedhur nga zemra e saj. “Ani more djal përpara bajrakut” (që e kemi dëgjuar të kënduar nga këngëtarja Elina Duni ). Znj. Sabina Janatu e recitoi të përkthyer në gjuhën greke, të gjithë tekstin e këngës, që të pranishmit të mund të shijonin bukurinë e saj dhe e këndoi në shqip, pa u kuptuar aspak, akoma dhe nga një vesh i stërvitur, që nuk është një folëse e mirefilltë e kësaj gjuhe.

Na duhet të përmendim që ndërsa ne gati u përlotëm, salla shpërtheu në duartrokitje, gjë që na bëri të mendonim si fillim, se kishte dhe shqiptarë të tjerë në auditorin e studios, por që nuk e konstatuam më pas dhe na bëri të kuptojmë se qenë duartrokitjet e dëgjuesve që iu kishte pëlqyer mjaft kënga dhe mënyra e deputimit. Padyshim sepse muzika, si një gjuhë universale flet në zemrat e njerëzve pa përfillur kufij e ndarje dhe duhet një hulumntuese me ndjenja të holla e plotë vitalitet si Sabina Janatu, për të ta bërë të afërt e të dashur.

Recitali që përveç këngëve në gjuhën greke, përfshinte edhe shumë këngë të tjera nga Italia e Jugut, Armenia, Spanja, etj., ka një peshë të madhe emocionuese e artistike, që do të kënaqë si live, si në CD, këdo artdashës dhe çdo lloj pretendues të tij.

Me një shije të ëmbël nga muzika dhe jehona e atdheut, nga një pasdite plotë muzikë të sjell për ne, nga një artiste e madhe dhe me simpatinë e thellë që na la thjeshtësia e zonjës Sabina Janatu e dashuria e saj që shprehu për vendin tonë, për gjuhën dhe njerëzit, u larguam për ta mbajtur në mendje gjatë e plotë dashuri.

30 Mars 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2