Të dielën ndryshon ora, shkon 60 minuta përpara

Tribuna

E diela e fundit e muajit mars (26 mars) shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit të datës 26 mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 04:00.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera , ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

25 Mars 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2