DEDES & ASSOCIATES këshillon: Blerja e një prone në Greqi dhe pajisja me leje qëndrimi

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Ekipi i konsulentëve juridikë, që përbëjnë stafin e Firmës Avokative “DEDES & ASSOCIATES”, ofron konsulencë të vyer për çështje të ndryshme që lidhen me vlerësimin e pasurisë së patundshme të klientëve tanë, duke mbajtur parasysh si kushtet e tregut, ashtu edhe zhvillimet e çfarëdollojshme juridike, sa i përket taksimit të transferimit të pasurisë së patundshme.

Marrim përsipër tërësinë e transaksionit, qe nga momenti i negociatave fillestare deri në përpilimin e kontratës definitive, duke siguruar në mënyrën më efikase interesat ekonomike të klientëve tanë. Firma jonë Avokative ka përvojë të madhe në procedurën e përftimit të pronësisë dhe posedimin e titujve të ligjshëm. Bëjmë kontrolle të zgjeruara të titujve të ligjshëm dhe lejeve të ndërtimit, për të cilat interesohen klientët tanë, si edhe përgatisim gjithashtu prokurimet e nevojshme për leje regjistrimi të kontratave të shitblerjes në Kadastër në emrin dhe për llogari të klientëve.

Për shtetasit e huaj, që duan të blejnë një pronë të patundshme (banesë/apartament ose ambient profesional) Firma Avokative “DEDES & ASSOCIATES”, në bashkëpunim dhe me një zyrë noteriale me përvojë, merr përsipër menaxhimin e gjithë procedurës deri në përpilimin e titujve të pronësisë.

Zyra jonë gjithashtu mund t’ju sugjerojë dhe pronën e ëndrrave tuaja në zonën që ju dëshironi. Kryejmë cdo kerkim te disa pronave ne zonen që ju jeni interesuar, sipas sipërfaqes që ju dëshironi dhe me karakteristikat që ju dëshironi të ketë prona juaj. Pasi të kemi ne dispozicionin tonë disa prona, kryejmë çdo veprim për t’u siguruar që këto prona janë “të pastra” që do të thotë nuk janë vendosur si kolateral.

Kështu që kur të vijnë në shtetin grek me vizë i interesuari për të blerë pronën, zyra jonë mund t’i tregojë pronat që kemi zgjedhur të cilat nuk janë problematike dhe i interesuari mund të vendosë për pronën më të përshtatshëm për të.

Ose mund të kryhet kalimi i pronës tek një pjesëtar i familjes dhe pjesëtarët e tjerë mund të aplikojnë gjithashtu për leje qëndrimi pasi personi që është pronari i pronës të pajiset me leje qëndrimi. Aplikojnë duke përfituar dhe ata leje qëndrimi. Mund të përfitojnë bashkëshorti, fëmijtë dhe prindërit e pronarit gjithashtu.





DOKUMENTET E NEVOJSHME

Dokumentat e nevojshme për çdo shtetas të huaj që interesohet të blejë një pronë të patundshme janë:

Viza, hyrja e ligjshme ne shtetin grek

Shtetasi i huaj qe interesohet te blejë një pronë të patundshme duhet të pajiset me vizë D, që të ketë të drejtën të blejë një pronë dhe të fillojmë procedurën për aplikimin e lejes së qëndrimit.

Zyra jonë që në fillim të këtij ligji të ri që i ofron të drejtën çdo shtetasi të huaj që blen një pronë të patundshme ne shtetin grek të pajiset me leje qëndrimi 5 vjecare. Është arritur të realizohen shumë blerje she shumë shtetas të huaj janë pajisur me leje qëndrimi. Kjo na ka dhënë mundësinë që për çdo të interesuar që bën një kërkesë për vizë D, që në momentin që drejtohet në zyrën tonë. Dërgojmë një kërkesë përkatëse tek ambasada në shtetin ku banon që t’iu pranohet kërkesa për vizën. Kështu që procedurat për marrjen e vizës janë më të shpejta dhe iu jepet e drejta të vijnë në shtetin grek për të vazhduar procedurat.

Siguracion shëndetësor. Studio D&A Law Firm mund t’ju ndihmojë dhe me nxjerrjen e siguracionit përkatës që ju nevojtet për aplikimin e lejes së qëndrimit.

Çertifikata familjare. Çertifikata duhet të jetë e vulosur nga ministria e jashtme dhe nga ambasada greke në shtetin ku banoni. Përkthimi i çertifikatës mund të kryet edhe nga zyra jonë.

Çertifikata e martesës (për shtetasit e huaj që janë të martuar). Çertifikata duhet të jetë e vulosur nga ministria e jashtme dhe nga ambasada greke në shtetin ku banoni. Përkthimi i çertifikatës mund të kryet edhe nga zyra jonë.

Në rast se janë pensionistë, edhe vërtetimi përkatës për pensionin.

Të dhënat personale të individit, banesa në shtetin ku jeton (kontrata), nëse është në marrëdhënie pune, adresa e punës. Çertifikata duhet të jetë e vulosur nga ministria e jashtme dhe nga ambasada greke në shtetin ku banoni. Përkthimi i çertifikatës mund të kryet edhe nga zyra jonë.

Në rast se shtetasi i huaj ka në emrin e vet pronë tjetër të patundshme në shtetin ku jeton (p.sh., tokë, lokale, etj., etj.), mund të sjellë edhe kontratata përkatëse.

Është shumë e rëndësishme që shtetasi i vendit të tretë që dëshiron të pajiset me viozë D, të drejtohet në një zyrë avokatie që të marrë përsipër procedurat, sepse çdo vonesë apo gabim mund t’u krijojë probleme. Gjithashtu, me vizë D mund të pajiseni disa herë.

Në rast se pajiseni me vizë C, duhet të kontaktoni për dokumentat shtesë që do t’ju nevojiten, me qëllim që të keni gjithashtu të drejtën për blerjen e një prone dhe aplikimin për leje qëndrimi. Vetëm duke qenë të pajisur me vizë C ose D do ta keni këtë të drejtë.





PËR MË SHUMË DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës).

Informohuni dhe nga rrjetet sociale:

Site: www.dedeslaw.gr

Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/

Linkedin: dedes-and-associates-law-firm

19 Mars 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2