Formulari A1: Hapat që duhet të ndiqen për të fituar të drejtën për në universitet

Ministria e Arsimit ka publikuar formularin A1 në të cilin maturantët duhet të zgjedhin lëndët që i çojnë ose jo në universitet.

Aplikimi ka nisur dy ditë më parë në portalin qeveritar, ndërsa në atë të maturës shtetërore nis pas tetë ditësh.

Ashtu si vitet e kaluara, ky proces do të bëhet online, në bazë të një kalendari datash (në tabelën sipër shkrimit), që nisin nga 25 marsi deri më 5 prill për maturantët e 2017-s.

Në kriteret që kanë shpallur universitetet, disa prej tyre këtë vit njohin vlerën e disa lëndëve specifike, ndaj caktimi i tyre në varësi të drejtimit ku do të konkurrojnë është me rëndësi për garën në fakultete.

Plotësimi i formularit A1 kryhet në shkollën ku maturanti vijon mësimin, me ndihmën e “mbikëqyrësit”, një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës. Ky i fundit ka një kod që lejon hyrjen në sistem dhe është përgjegjës për aplikimin.

“Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti e mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të maturës shtetërore”, thuhet në udhëzimin teknik për plotësimin e formularit.

Në të paraqiten tri pjesë: të dhënat personale, shkollore dhe të dhënat lëndore. Plotësimi i saktë i gjeneraliteteve në pjesën e parë është me rëndësi, pasi në rast të një pasaktësie, qoftë edhe një shkronjë gabim, formati është i atillë që nuk lejon kalimin në rubrikën e dytë.

Në fund të kësaj pjese, secili shënon një numër kontakti bashkë me e-mail, të cilat rekomandohen të mos ndryshohen deri në fund të provimeve, pasi aty do të vijnë informacione për faza të ndryshme të procesit.

Sesioni i dytë përmban emrin e shkollës bashkë me qytetin/fshatin prej nga vjen maturanti, si dhe të dhëna më të detajuara që plotësohen nga mbikëqyrësi. Në fund të formularit pasqyrohet tabela e lëndëve me zgjedhje, dy prej të cilave duhet të shënohen në kutizat Z1 e Z2.

Në paketën informuese që duhet të lexojë çdo maturant përpara plotësimit të formularit A1, paraqiten edhe lëndët konfliktuale që kurrsesi nuk duhen zgjedhur bashkë. Bëhet fjalë për grupime lëndësh që nuk plotësojnë kushtin parësor, numrin tetë të kreditive, si dhe ato me të njëjtin emër, ku njëra prej tyre përmban dije më të thelluara, si për shembull: Histori bërthamë dhe Histori e thelluar.

“Kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar, përjashtuar lëndët e detyruara”, theksohet në udhëzimin e Ministrisë. Ndonëse një maturant mund të zotërojë dy gjuhë të huaja, këshillohet të zgjedhë atë ku ka më shumë njohuri. Maturanti ka të drejtë të zgjedhë gjuhën e huaj të cilën parapëlqen, nëse e ka zhvilluar ose jo në shkollë, në nivelin gjuhësor B2.

19 Mars 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2