Ngritja e organeve të reja të drejtësisë, ende pezull

Numri i ulët i aplikimeve nga shoqeria civile për anëtarë të Këshillit të Lartë te Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë detyroi Kuvendin te rihapë garen per kandidate te rinj, por kjo mund të sjellë shkelje të afateve kushtetuese, qe eshte data 11 prill. Drejtues te institucioneve të larta të gjyqësorit shprehin shqetesim për këtë situatë.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja në një prononcim për Top Channel pohon se nëse afatet nuk zbatohen, patjetër që ato shkelen.

Gjithsesi duhen parë rrethanat, thote ai, se ndoshta në momentin që janë hartuar keto probleme kushtetuese, nuk janë patur parasysh disa hapa, mekanizma ose afate që duhen respektuar.

E kam thënë dhe e përsërish sërish, Kushtetuta është shkelur që në momentin e parë të saj me afate tepër të shkurtra 5-ditore që janë vënë në Kushtetutë. Kjo ka sjellë të tëra në vazhdimësi. Por e rëndësishme është që gjërat të bëhen, thotë Dedja.

Ndërsa për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në këto kushte ka vetëm një zgjidhje, qe organet aktuale të qëndrojnë përkohësisht në fuqi.

Mekanizmat respektive duhet të marrin një vendim. Nëqoftëse ka ngërç, sigurisht që shteti dhe institucionet duhet të funksionojnë. Kështu që duhet marrë një vendim, që mekanizmat ekzistues të funksionojnë, qoftë edhe me kompetenca të kufizuara, thote Zaganjori.

19 Mars 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2