DEDES & ASSOCIATES u përgjigjet pyetjeve tuaja

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Përshendetje dhe faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Firma “Dedes & Associates” ka që në vitin 1951 që merret me çdo çështje rreth emigracionit, pajisje me leje qëndrimi të të gjitha kategorive, marrje të nënshtetësisë, zgjidhje e çështjeve që kanë rezultuar për shkak të refuzimit të autoriteteve publike në akordimin e lejes së qëndrimit dhe të nënshtetësisë, marrje dhe zgjatje vize, bashkim familjar, çështje penale, mbështetje juridike etj., duke patur nje eksperiencë të gjerë dhe një personel mjaft të specializuar për zgjidhjen e problemeve që ju keni.

PËR MË SHUMË DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES.

Na kontaktoni çdo ditë.

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës).

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.

Informohuni dhe nga rrjetet sociale:

Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/

Linkedin: dedes-and-associates-law-firm

Site: www.dedeslaw.gr

MOS HARRONI! Takimi i pare me avokatin është FALAS

Mjafton të na kontaktoni një dite para që të vini tek zyra jonë dhe t’ju mbyllim një takim me avokatin përkatës sipas çeshtjes që keni.



PYETJE: Pershendetje, doja te dija a perfiton leje qendrimi burri im. Ka qene me letra gati 10 vjet para 9 vitesh dhe ka 9 vjet e ketej kemi jetuar ne Greqi pa letra, po kto vitet e fundit ushkeput nga greqia 2 vjet e 6 muaj qe nuk vajtem fare. Ka tre vjet qe iken punon me nga 7 muaj ne Mikono. Ju lutem me informoni. Faleminderit



Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje,faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Bashkshorti juaj ka 9 vjet pa leje qendrimi? Nese po, fatkeqesisht nuk mund te aplikoje per leje qendrimi serisht, me ligjet qe jan deri sot ne fuqi. Ne Prill presim te dalin disa udhezime te reja, ndoshta mund te jene me ne favor per ju



PYETJE: Pershendetje. Kam marre veveos blu tani ne mars, mbaron tani, kam ensima dhe liber shendeti... kur i pata mbyll letrat nuk i pata dokumentat qe me kerkuan por dikush qe un pagova beri te mundur qe une te merrja veveosin. Kam qene me dokumenta te rregullta gjer ne 2010. Ju a do te kini mundesi te me ndihmoni kundrejt pageses normalisht, qe une te marr karten jeshile... Paravolat i kam paguar perdy vjet. Nje pergjigje nqs keni mundesi flm.

Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje,faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë.Veveosin e merni pavaresisht nese i plotësoni apo jo kushtet, sapo te aplikoni pajiseni me një vertetim, ose te bardhë ose blu. Nese keni aplikuar per arsyje te jashtzakoneshëm duhet te plotësoni dosjen tuaj me dokumentat e reja qe keni sepse do ju dalë pergjigja negative.



PYETJE: Miremengjezi dhe nji te diel te kenaqeshme ju uroj ! Jeni te lutur te me pergjigjeni nese keni mundesi me qetesine tuaj pasi nuk ngutem se sot eshte dite pushimi dhe nuk dua tu shqetesoj por me shqeteson fakti se une kam leje qendrimi pa afat kohor per ketu ne greqi por nuk mund te punoj ne vendet e tjera europiane. Une kam djalin e madh ne suedi me pasaporte suedeze dhe po te kem letra europiane mbase mund te gjenja ndonji punesim per te qene afer djalit. A nuk ka ndonji mundesi qofte edhe te veqante per raste te veqanta per nji leje te ketij lloji ? Perseri duke ju uruar nji dite te mbare pres nji pergjigje nga ju.

Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje,faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Cdo shtet ka ligjet dhe rregulla të ndryshme, duhet te interesoheni tek ambasada perkatëse.



PYETJE: Doja tju pyesja per dicka kam lindur vajzen ne greqi dhe vajza mori dokumentat automatikisht dhe burrin e kam me dokumenta un vet nuk kam..dhe a ka dal ndonje ligj tani ne mars per letrat..flm Un vetem me vizat 3 mujorshe ndersa bashkeshorti ka mbi 10 vite

Po te doktorrit i kam analizat se kam lindur vajzen ne greqi..

Shum flm per cdo informacjon



Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë.Cdo ceshtje ka nje procedur tjeter sipas dokumentave qe zoteron. mund te aplikosh per arsyje te jashtzakonshme mjafton te keni nje dokument cdo viti qe te vertetojn banimin tuaj ne greqi psh. llogari bankare,fature nga posta, wester union, analiza nga doktorri etj etj.



PYETJE: Une kam lindur ne dat 20.11.2016 dhekam analiza nga doktori po ca dokumentash duhen per te ber procedurat..dhe sa mund te kushtojn.

Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje,faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Mund të aplikoni për arsyje te jashtzakonshme mjafton te kesh nje dokument cdo viti, per 7 vitet e fundit qe te vertetojn banimin tuaj ne greqi psh. llogari bankare,fature nga posta, wester union, analiza nga doktorri etj et.

Na kontaktoni cdo dite

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës).



PYETJE: Po pate mundesi me me informu. Kam ba letrat ne 1998 po nuk pagova 15 mije dhrami dhe u djega. A mund te aplikoj prape? 6 vitet e fundit kam qene rregullisht ne greqi me pasaporte. Faleminderit

Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje,faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Fatkeqesisht nuk ka dale ndonje ligj qe mund te pajise me leje qendrimi te gjithe ata qe kan ardhur vetem me pasaporte dhe ata qe nuk kane patur asnje leje qendrimi 7 vitete e fundit.



PYETJE: Pershendetje, me kishit derguar nje mesash ku me tregoni se cfare dokumentesh duhen per te hequr apelasin. Nderkohe une mund te siguroj vetem dokumentet e domosdoshme: certifikat personale, deshmi penaliteti dhe fotokopje pasaporte. Gjithashtu mund te bej dhe ipeftini dilosi ne KEP. Une apelasin e kam nga shteti grek per arsye se isha pa letra ndersa dokumentet nga policia nuk i disponoj aktualisht pasi me kane humbur ndersa ne gjykate nuk jam paraqitur asnjehere apelasi duhet te jete nga policia. Ju lutem me ktheni pergjigjje nese mund ta merni persiper si ceshtje dhe me thoni nese mund te behet heqja e apelasit me dokumentet qe une mund t’ju siguroj dhe me me thoni sa shkon vlera monetare afersisht. Faleminderit. Apelasin e kam mar ne 2014 dhe me mbaron me 25 gusht te 2017



Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Mund te fillojme proceduren per heqen e apelasit dhe te fshihet emri juaj nga lista e zeze, akoma dhe pa mbaruar afati i apelasit. Mjafton te kene kaluar mbi 10 muaj nga marrja e apelasit nese eshte nga policia, dhe 3 vjet nese eshte marre nga gjykata. Akoma dhe nese jetoni jashte shtetit grek, mund t’ju dergojme nje prokure ne gjuhen shqipe dhe pasi ta firmosni dhe ta vulosni me nje noter shqiptare te na e dergoni, bashke me dokumentat perkatese dhe te fillojme procedurat.



PYETJE: Pershendetje, jam me letra te rregullta ne Greqi qe ne 2008 deri tani ne 2017 kam qene gjithmone i rregullt, me skadojne letrat tani ne shtator dhe do t’i rinovoj. Por dua te di nese ekziston vertet ai ligj qe nuk do i marim me kartat ne pasuhaporte, por si karte identiti me pak fjale si kane italianet sonxhornon? Dhe nese kam mundesi te aplikoj per pasaporte greke ose jo, sepse pata degjuar qe kush ka 10 vite ne Greqi me letra te rregullta ka te drejte te aplikoj per pasaport greke, di te lexoj dhe te shkruaj greqisht por kam mseuar vete, nuk eshte se ka bere shkollen ketu ne Greqi. Do ju a dija per nder nese me jepnit nje pergjigje. Ju Faleminderit per mirkuptimin.



Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tone. Po është e vertete qe leja e qëndrimit do ndryshojë, nga forma e pullës në pasaportë do kthehet ne trajte elektronike, pra ne formën e kartave te idetitetit. Çdo emigrant qe ka 7 vjet pa shkëputje në shtetin Grek mund te aplikojë për nënshtetesinë greke.



PYETJE: Pershendetje, kam pas dokumentat greke nga viti 1999 deri ne vitin 2016 dhe kur bera aplikim per rinovim ma refuzuan sepse kisha qendruar ne Shqiperi me shume se 6 muaj. Per momentin ndodhem ne Shqiperi me thoni ju lutem si te veproj. Punoj ne Larisa 17 vjet, me siguracione. Ju lutem me ktheni pergjigje si mund te rinovoj dokumentat pa humbur lidhjet e meparshme me dokumentat. Nqs dini ndonji avokat ne Larisa ma sugjeroni. Faleminderit.

Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tone, mund te riaplikoni tek periferia per rinovimin, por deri sa t’ju dalë pergjigja duhet te qendroni ne Greqi.



PYETJE: Pershendetje, une kam aplikuar ne 2007 dhe kam paguar paravola na dhane nje leter te bardhe. A perfitoj gje une. 10 vjet kam qe kam aplikuar. Faleminderit.

Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tone. Që në momentin që ju keni kaq vite, që keni aplikuar dhe nuk jeni interesuar per pergjigjen ose nuk keni marre akoma pergjigje, leja juaj e qendrimit nuk është e vlefshme. Dhe keni nje shkeputje shumë të gjatë për të riaplikuar serish.



PYETJE: Pershëndetje, kam qe ne 2009 ne Greqi pa dokumenta. Si mund te pajisem me dokumenta? Kam marrë dhe nje APELAS ne 2005.

Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tone. Ne fillim duhet te hiqet apelasi dhe me pas mund te aplikoni per leje per arsye te jashtezakoneshme.



PYETJE: Pershendetje ,si veprohet me lejet e femijeve te pajisur me leje qendrimi deri ne moshen 18 vjec, por duke qene se per arsye ekonomike prej dy vjetesh banojne ne Shqiperi dhe leja mbaron ne 2020 dhe pasaporta doli nga qarkullimi ne 2015. Tani femija ka pasaporte te re dhe leja ne te vjetren. Pyetja ime eshte: A hidhet leja ne pasaportën e re? Falemnderit, pres pergjigje.



Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tone. Po, sigurisht qe mund te kalohet tek pasaporta e re leja juaj.



PYETJE: Pershendetje, kam 13muaj qe i kam mbyllur letrat per arsyje te jashtezakonshme. Ju lutem me ktheni pergjgje.



Dedes & Associates- Law Firm

Pershendetje,faleminderit që kontaktuat me zyrën tone. Që në momentin që keni aplikuar vetë, përgjigjet gjithmonë vonohen më shumë.



10 Mars 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2