Përmbysje historike, Barcelona në çerekfinale, mund PSG 6-1

Barcelona është kualifikuar për në cerekfinalen e Ligës së Kampioneve pas një ndeshje dramatike me Paris Saint Germain, ku fitoi thellë me rezultatin 6-1.

Me këtë rezultat, ekipi katalanas arriti të përmbysë rezultatin e tre javëve më parë ndaj ekipit parisjen i cili kishte fituar 4-0, duke i siguruar Barcelonës kualifikimin historik.

Barcelona e nisi ndeshjen mjaft mirë duke shënuar gol që në minutën e tretë, me Suarez, ndërsa në minutën e 40 Kurzawa shënon autogol në favor të spanjollëve, që e mbyllin pjesën e parë me dy gola avantazh.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte vazhdim i së parës, pasi Mesi shënoi nga pika e 11-metërshit në të 50-n duke e cuar rezultatin në 3-0.

Përmbysja e madhe ishte vetëm 1 gol larg dhe të gjithë filluan të besonin kualifikimin. Por, në kërkim të golit të radhës, spanjollet nenvleresojne mbrojtjen dhe Edison Cavani i PSG-se shënon në minutën e 62-të një gol sa për dy, pasi tashmë katalanasve ju duheshin edhe 3 gola të tjerë për t’u kualifikuar.

Megjithatë, spanjollet fale besimit arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë, me anë të brazilianit Neymar, në minutat e 88’ dhe 90’, dhe goli i arte i fitores i shenuar nga Sergio Robertos, në minutën e pestë shtesë, që i dha kualifikimin historik ekipit katalanas.

10 Mars 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2