Negociatat e Athinës me kreditorët, rikthehet “kuarteti”

TRIBUNA
Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem dhe ministri grek i financave, Euklidis Tsakalotos

Greqia dhe partnerët e saj të eurozonës kanë arritur marrëveshje për kthimin në Athinë të ekipeve të “kuartetit”, me qëllim që të diskutohen ndryshime në sistemin e sigurimeve shoqërore, atë tatimor, por edhe në legjislacionin për marrëdhëniet në punë.

Ndërkaq, marrëveshja e arritur të hënën në mbrëmje, në takimin e Eurogrupit, të ministrave të financave të eurozonës, nuk jep një pamje të qartë lidhur me masat eventuale që do të duhet të merren, apo koston përfundimtare të këtyre masave.

Duke folur pas takimit, kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, tha se ende nuk është arritur “një marrëveshje politike” dhe se ende mbetet shumë punë për të bërë.

Si shpjegoi se hapi tjetër tashmë është “të planizohen” masat e reja në nivel teknik ndërmjet ekipeve të kreditorëve dhe qeverisë greke, dhe aty do të përcaktohet edhe kostoja financiare.

Pasi të arrihet marrëveshja teknike për reformat, negociatat do të rikthehen brenda Eurogrupit, ku do të përfshihen në diskutim edhe masa të mundshme të reja për lehtësimin e borxhit, por edhe periudha kohore në të cilën Greqia do të duhet të arrijë një suficit primar 3,5% të PPB (prodhimi i përgjithshëm i brendshëm).

Dijsselbloem përgënjeshtroi zërat se Athina ka pranuar “a priori” sanksionimin e masave të reja, duke thënë se këto masa as që janë hartuar ende. Gjithsesi shefi i Eurogrupit tha që nëse masat sanksionohen në kohën e duhur, domethënë para vënies në zbatim, kjo konsiderohet si zhvillim pozitiv nga ana e partnerëve.

21 Shkurt 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2