Në Greqi shteti i merr qytetarit 57% të të ardhurave!

TRIBUNA

Punonjësit në Greqi paguajnë taksa ... Skandinavie, po shërbimet që u ofrohen në këmbim të taksave i shkojnë më shumë për shtat një vendi të botës së tretë. Kështu konkludon portali in.gr, që prezanton një studim të Ligës së Industrialistëve Grekë (SEV), mbi bazën e të dhënave të OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).

Sipas studimit, një punonjës i mirëpaguar në Greqi paguan më shumë kontribute për siguracione, tatime dhe taksa të posaçme, nga sa paguan një homolog i tij në Itali, Francë, Gjermani, vende skandinave, Holandë dhe gjithë vendet e tjera europiane, me përjashtim të Belgjikës.

Të dhënat e studimit vërtetojnë “penalizimin” e punës së paguar që e ka shndërruar Greqinë në një kampione të “vjeljes” së të ardhurave ndër vendet e Bashkimin Europian.

Në Greqi, shteti i merr një të punësuari 57% të të ardhurave, kundrejt 52% në Gjermani, 43% në Spanjë, 38% në Holandë dhe vetëm 27% në Qipro. Dhe duhet patur parasysh se flitet për vende me dimensione ekonomike shumë më të mëdha se Greqia, por edhe me nivele pagash shumë më të larta...

Në studimin krahasues të SEV, janë shqyrtuar të dhënat më të fundit, siç rezultojnë nga listëpagesat e kompanive të mëdha, pas edhe ndryshimeve të reja në sistemin e sigurimeve shoqërore (janar 2017).

Në Greqinë e sotme, që të përfundojnë në xhepin e punonjësit të ardhura të pastra 40.367 euro (pas heqjes së taksave, kontributeve të punonjësit dhe atyre të punëdhënësit), kjo do t’i kushtojë punëdhënësit 93.795 euro. Nga këto, punonjësi do të paguajë kontribute me vlerë 12.000 euro, tatim 22.632,8 euro, ndërsa pjesa e mbetur, 18.795 do të paguhet nga punëdhënësi.



Akund tjetër

In.gr bën pyetjen se në cilin vend tjetër europian punonjësit paguajnë kaq shumë për kontribute siguracioni dhe taksa-tatime. Dhe jep përgjigjen: Në asnjë vend tjetër, me përjashtim të Belgjikës.

Ndërsa një kuadri në Greqi i mbahen nga paga 53.423 euro (plus kontributet e punëdhënësit), një kuadri me të ardhura analoge në Francë i mbahen 47.645 euro; në Gjermani 43.279 euro; në Spanjë 30.388 euro; në Irlandë 26.253 euro dhe në Holandë 24.773 euro. Ndërsa në Qipro, mbajtjet nuk e kalojnë shumë 15.173 euro.

Kështu, që një punonjës në Gjermani të marrë të njëjtën pagë me punonjësin grek që sollëm si shembull, punëdhënësi duhet të paguajë në total 83.645, ndërsa në Greqi –siç e pamë në krye- 93.795 euro. Kostoja analoge në Finlandë është 78.315, në Spanjë 70.755 dhe në Holandë 65.100.

Mesazhi i studimit që bazohet në të dhënat e OECD, është se Greqia mban titullin e vendit me nivelet më të larta të tatimeve, mbajtjeve nga paga dhe kontributeve të punëdhënësit, pas Belgjikës...

21 Shkurt 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2