A do të largohet Juncker nga posti i presidentit të KE?

Gazeta italiane La Repubblica spekulon të hënën se kreu aktual i Komisionit Europian (KE), Jean-Claude Juncker do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Siç nënvizon gazeta e njohur italiane, Juncker gjendet para një alternative përcaktuese: ose të japë kontributin e tij deciziv për një Europë të denjë që të vështrojë me ambicie të ardhmen, ose të refuzojë menaxhimin e rënies së Unionit.

Sipas La Repubblica-s, kandidati më i mundshëm si pasardhës i Juncker, është zëvendëspresidenti finlandez, Jyrki Katainen.

Marsi do të jetë muaji deciziv për vendimet e zotit Juncker– gjithmonë sipas gazetës.

Korrespondenti i La Repubblica-s, Alberto D’Argenio, i referohet një interviste që zoti Juncker i dha një rrjeti televiziv gjerman. Aty deklaroi – duke i lënë të gjithë me gojën hapur, siç thotë D’Argenio-, se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të KE.

Tani bëhet e qartë se çfarë dontë të thoshte me atë deklaratë zoti Juncker, nënvizon gazeta italiane, duke iu referuar zhgënjimit të ish kryeministrit të Luksemburgut për faktin se shumë prej qeverive të vendeve anëtare thuhet se i kanë kërkuar që mos të prezantojë më 8 mars “Biblën e Bardhë” të projektit për integrimin europian pas “Brexit-it”.

Është e qartë se ekziston frikë dhe hezitim që ndërlidhen me ballafaqimet zgjedhore si p.sh., në Holandë (mars) dhe në Gjermani (shtator).

Mesazhet ndaj zotit Juncker janë paraqitur nga kryeministri holandez, Mark Rute, por edhe nga kancelarja Merkel, bën të ditur La Repubblica.

Sipas gazetës, rëndësi vendimtare për të ardhmen politike të zotit Juncker do të ketë takimi që do të zhvillojë në ditët e ardhshme me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

20 Shkurt 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2