Ndryshon ligji për nënshtetësinë greke

TRIBUNA

Së shpejti priten ndryshime në dispozitat për marrjen e nënshtetësisë greke. Madje, amendamenti përkatës është shqyrtuar këtë javë në komisionin përkatës parlamentar, ku pati edhe një përplasje midis anëtarëve nga SYRIZA dhe partisë ANEL të Panos Kammenos.

Një nga pikat e amendamentit lidhet me kalimin e kompetencave për dhënien e nënshtetësisë, nga ministria e Politikës së Emigracionit, në ministrinë e brendshme. Ky shërbim si dhe tri komisionet e natyralizimit (politografisi), do të kalojë në vartësi të sekretariatit të përgjithshëm të zgjedhjeve.

Në kuadër të transferimit të kompetencave, ministria e brendshme do të fillojë thjeshtëzimin e procedurës për marrjen e nënshtetësisë greke. Kështu bën të ditur radio Athina 9,84, që shton se të drejtën për të përfituar nënshtetësinë do ta kenë edhe emigrantët që jetojnë u punojnë ligjërisht në Greqi për një periudhë prej të paktën 7 vjetësh.

Radio Athina vë në dukje se ligji që kishte hartuar presidenti aktual i republikës greke, Prokopis Pavlopulos dhe e evoluoi më tej Janis Ragusis në 2010, për këtë kategori parashikohej një qëndrim e punësim dhjetëvjeçar. Më tej, ligji parashikon që fëmijtë e emigrantëve, nëse lindin në Greqi, marrin automatikisht nënshtetësinë greke. Në të kundërt, e marrin nënshtetësinë pasi të kenë kryer gjashtë vjet të sistemit arsimor grek, vë në dukje Radio Athina.



Provimi i gjuhës greke

Sipas burimeve të cituara nga radio, ndryshimet e para në procesin e nënshtetësisë lidhen me provimet e gjuhës greke (glosomathia), që emigrantët japin para komisioneve të Natyralizimit. Qëllimi i ministrisë është që këto provime të bëhen më të thjeshta, pasi deri tani, shumë prej emigrantëve janë ankuar për lëndën që duhet të kenë lexuar me qëllim që të kalojnë provimin. Më tej, ministria synon që provimet të bëhen më shpesh, kështu që kandidatët mos të presin me muaj e vite që të caktohen datat e provimeve.

Sipas rregullave të tanishme, kandidatët për marrjen e nënshtetësisë greke duhet të kenë njohuri mbi historinë dhe gjeografinë e Greqisë, ndërsa lënda që jepet provim ofrohet falas përmes faqes së internetit të ministrisë së brendshme (www.ypes.gr).

Athina 9,84 shton më tej se objektivi i ministrisë së brendshme është që brenda këtij viti të ketë finalizuar dhe votuar gjithë ndryshimet në legjislacionin për marrjen e nënshtetësisë greke.

Në të njëjtën kohë, do të shqyrtohen edhe ndryshime në procedurën e lejeve të qëndrimit.

11 Shkurt 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2