Lejet e reja të qëndrimit, aplikimi dhe kostoja shtesë

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Firma Avokative«DEDES & ASSOCIATES» ka në stafin e saj avokatë me standarde të larta dhe përvojë në Legjislacionin Grek për Emigracionin, të cilët u ofrojnë klientëve tanë konsulencë të vyer si për qëndrimin po kështu edhe për punësimin e tyre në Greqi.

Avokatët tanë, të cilët janë të specializuar në të Drejtën Greke për Emigracionin, kontaktojnë me Administratën Greke dhe përmbarojnë çështjen tuaj shpejt, me efikasitet dhe pa stres për ju dhe familjen tuaj.

Në rastin kur doni të qëndroni dhe punësoheni në Greqi, avokatët e firmës sonë, që kanë për objekt të Drejtën e Emigracionit, iu ofrojnë konsulencë për të gjitha premisat e nevojshme të ligjshme me synim që të përftoni leje qëndrimi dhe pune në Greqi, në varësi të vendit të nënshtetësisë tuaj, në mënyrë që të aplikoni për përftimin e lejes më të përshtatshme për çdo rast dhe përpos kësaj trajtojnë për llogarinë tuaj gjithë procedurën deri në përfundimin e saj, pa qenë nevoja që të shkoni ju në Greqi, por vetëm të aprovoni kërkesën tuaj.

Përsa i përket rastit të përftimit të Nënshtetësisë Greke, avokatët e firmës sonë kontaktojnë me Bashkitë dhe Autoritetet kompetente dhe plotësojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për akordimin e Nënshtetësisë Greke.



Një ndër ndryshimet e ligjit për emigracionin në Greqi është dhe aplikimi për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, kërkesa për të cilën dorëzohej në ministrinë e brendshme në Pire.

Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundesi te aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të drejtorive të emigracionit në drejtoritë e decentralizuara të vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Pire, si dhe për shkak të aplikimeve të shumta, duhet mbi një vit e gjysëm të shqyrtohet kërkesa dhe të jepet leja e qëndrimit nese aplikoni vete. Por ndërmjet zyrës tonë, DEDES & ASSOCIATES përgjigjja del me shpejt.

Aktualisht ekzistojnë dy mundësi aplikimi për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.

Emigrantët që kanë pasur leje qëndrimi (jo vërtetim blu, por pullë në pasaportën e tyre) dhe iu ka skaduar gjatë 10 vjeçarit të fundit para datës së aplikimit për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.

Emigrantët që kanë pasur leje qëndrimi 5 vjeçare, dhe ju ka skaduar gjatë 10 vjeçarit të fundit para datës së aplikimit pë leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme



Leje qëndrimi që aplikohen në Ministri ku kanë të drejtë të aplikojnë:

Emigrantët që mund të vërtetojnë 7 vite të fundit qëndrim të përhershëm dhe të vazhdueshëm në Greqi, pavarësisht se janë të jashtëligjshëm. Pra për të aplikuar për këtë leje nuk ka rëndësi të jesh pa dokumenta, por të mund të vërtetosh që 7 vitet e fundit ndodhesh në Greqi.

Vërtetimet është çdo dokument zyrtar, llogari bankare, llogari telefoni, llogari dritash etj.

Lejet e reja që do jenë ne forme karte dhe jo stiker që ngjitet në pasaportë, do përmbajnë të dhëna biometrike të aplikuesit, siç janë shenjat e gishtërinjve, fotografi tip pasaporte (foto elektronike me ngjyrë 4 x 6 cm me të dhëna të caktuara teknike), për të gjithë aplikuesit për leje qëndrimi në moshat 5 vjeç e sipër, të cilët ose bëjnë kërkesë për herë të parë, ose rinovojnë lejen ekzistuese.



Çfarë duhet të bëni kujdes

1. Shenjat e gishtrinjve do të jepen në Drejtoritë e Emigracionit. Për dhënien e shenjave të gishtrinjve dhe aplikimin do të duhet të mbyllet takim.

2. Leja e re e qëndrimit do ketë një kosto shtesë (paravolo) prej 16 eurosh për çdo leje. Shuma prej 16 euro është për kartën e re biometrike.

11 Shkurt 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2