Kompensimi i Solidaritetit: Brenda një jave u miratuan mbi 41.000 kërkesa

TRIBUNA

Një javë pas fillimit të programit për kompensimin social, janë miratuar (deri të martën pasdite), 41.304 kërkesa. Në të njëjtën kohë, 4.418 kërkesa janë refuzuar.

Siç njofton ministria e punës dhe Solidaritetit Social, 61,5 % e aplikimeve u bënë nga vetë të interesuarit në mënyrë elektronike (në internet, nga banesat e tyre). 23,2% u bënë në qendrat e shërbimit të qytetarëve (KEP) dhe 15,3% në shërbimet sociale të bashkive.

Numri i përgjithshëm i personave që përfitojnë nga miratimi i kërkesave të deritanishme, arrin në 84.704.

Parashikohet që nga programi të përfitojnë në total rreth 700 mijë persona.

Në njoftimin e ministrisë pranohet se “në ditët e para të zbatimit pati disa probleme teknike, që ishin të pritshme për një sistem elektronik të dimensioneve të tilla”.

“Tashmë, sistemi përgjigjet në mënyrë krejtësisht të kënaqshme”, nënvizohet në njoftim.

Sipas ministrisë, kjo dëshmohet edhe nga fakti se brenda javës së parë të zbatimit të programit ishin miratuar gjithësej 25.000 kërkesa, ndërsa të martën, vetëm brenda një dite, u miratuan 16.000 kërkesa.

“Kërkojmë nga bashkëqytetarët që t’i paraqesin kërkesat e tyre me qetësi dhe me sigurinë se ministria do të marrë masat e nevojshme, kështu që gjithë ata që përfitojnë kompensimin social për muajin shkurt dhe kanë bërë kërkesën, ta marrin këtë kompensim”, përfundon njoftimi i ministrisë së punës dhe solidaritetit social.

09 Shkurt 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2