Zyra e Avokatisë “DEDES & ASSOCIATES” u përgjigjet pyetjeve të lexuesve

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Përshendetje dhe faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Firma “Dedes & Associates” ka që në vitin 1951 që merret me çdo çështje rreth emigracionit, pajisje me leje qëndrimi të të gjitha kategorive, marrje të nënshtetësisë, zgjidhje e çështjeve që kanë rezultuar për shkak të refuzimit të autoriteteve publike në akordimin e lejes së qëndrimit dhe të nënshtetësisë, marrje dhe zgjatje vize, bashkim familjar, çështje penale, mbështetje juridike etj., duke patur nje eksperiencë të gjerë dhe një personel mjaft të specializuar për zgjidhjen e problemeve që ju keni.



PËR MË SHUMË DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Na kontaktoni cdo dit

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës).

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.

Informohuni dhe nga rrjetet sociale:

Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/

Linkedin: dedes-and-associates-law-firm

Site: www.dedeslaw.gr



MOS HARRONI! Takimi i pare me avokatin është FALAS

Mjafton të na kontaktoni një dite para që të vini tek zyra jonë dhe t’ju mbyllim një takim me avokatin përkatës sipas çeshtjes që keni.





PYETJE: Unë kam kam 6 viza nga 2006 deri 2011. Kam 3 leje qëndrimi për punë (2008, 2009, 2010). Nga 2012 deri 2016 hyj e dal në Greqi me pasaportë. A përfitoj leje qëndrimi?

PËRGJIGJE: Fatkeqësisht, ju keni një shkeputje të gjatë nga shteti grek, dhe me ligjet që janë deri sot në fuqi nuk mund të aplikoni për leje qëndrimi. Por në Prill jemi në pritje të një ligji të ri, i cili ndoshta mund të jetë favorizues dhe për ju.





PYETJE: Unë kam dy apelasi, njera që më ka kaluar dhe një ekzistent. Në përgjigjet që kam marrë nga avokatët me kanë thenë se vetëm apelasin e parë mund të heqim. Sqaroj se të dy apelasit i kam për mungesë leje qëndrimi.

PERGJIGJE: Mund të aplikojmë për heqjen e apelasit që është dhënë nga policia sapo të kenë kaluar mbi 10 muaj që nga momenti i marrjes se apelasit.

Gjithashtu tek aplikimi mund të bëjmë dhe një kërkesë të dytë për heqjen e apelasit të parë, sepse edhe nëse ka përfunduar, nuk fshihet automatikisht nga sistemi.



PYETJE 1: Ju lutem, mund të më sqaroni. Unë e kam kaluar vitin që e mora apelasin, por me parë kam ndryshuar emrin. Si mundem ta kthej emrin në origjinë? Ngase kam qenë me dokumenta ne Greqi dhe më kërkojnë emrin e parë. PYETJE 2: Ata që kanë marrë apelasi dhe kanë ndërruar emër në Shqipëri me gjyqe dhe kanë letra në Greqi, çfarë bëhet?

PËRGJIGJE: Për ndryshimin e emrit merret për bazë çertifikata personale. Nëse keni ndryshuar emrin tek të gjitha dokumentat në Shqiperi dhe pasaportën, por tek letrat që keni patur në Greqi figuroni me emrin e vjetër duke paraqitur çertifikatën personale dhe një vërtetim nga gjendja civile që keni ndryshuar emrin, nuk do të keni problem.



PYETJE: Familjarët që bënë dokumenta vitin e kaluar nga që kishin lindur fëmijët këtu dhe nuk kishin të drejtë pune dhe biznesi. A vazhdon ky ligj, apo ka ndryshuar?

PERGJIGJE: Që në momentin që janë të pajisur me një leje të tillë deri në rinovimin e lejes nuk mund ta ndryshojnë. I njëjti ligj është akoma në fuqi.



PYETJE: Kam nipin tim; tani është 18 për 19 vjeç dhe ka ardhur ne Greqi shumë i vogël, 15 muajsh dhe ka ikur nga Greqia 14 -15 vjeç. Pra dhe kopshtin edhe shkollën greke 6-vjeçaren e ka mbaruar ne Greqi. Kanë qenë me dokumenta të rregullta e gjithë familja e tij (babai, mamaja dhe motra). Motra e tij ka mbaruar vetëm 4 klasë dhimotikoje; prindërit i ka pasur edhe me ensima, por u larguan nga Greqia vetëm se u ndërpre pune e prindërve nga kriza që filloi dhe nuk bënin dot më dokumenta. Janë larguar në 2011. A mundet nipi të marrë nënshtetësinë greke?

PERGJIGJE: Fëmijët kanë qenë me leje qëndrimi bashkë me pjesëtaret e familjes, e cila është e vlefshme derisa fëmijët të bëhen 18 vjeç. Në rast se leja e qëndrimit të prindërve ka mbaruar në vitin 2011 dhe deri sot nuk kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi, fëmijët nuk përfitojnë automatikisht nënshtetësinë greke. Në fillim duhet të aplikojnë për leje qëndrimi. Gjithashtu duhet të dini që ligjet për nënshtetësinë kanë ndryshuar: Në rastin kur fëmija nuk ka lindur në Greqi, mund të aplikojë vetëm nëse ka përfunduar 9 vite shkollë në Greqi, a) 6 vite dhimotiko (të ketë marrë dëftesën) dhe 3 vite gjimnazi (të ketë marrë dëftesën), ose b) 3 vite gjimnazi (të ketë marrë dëftesën) dhe 3 vite lice (të ketë marrë dëftesën). Aplikimi i fëmijëve mund të kryhet pasi të ketë mbushur moshen 18 vjeç.



PYETJE: Unë kam një problem me shtetin grek që në vitin 2004. Në atë kohë më kapi policia në zonën e Trikalas dhe pas 8 ditësh më kthyen në Shqipëri. U nisa prapë pas një muaji edhe më kapën përsëri në të njëjtin vend. Më dërguan në gjyq dhe gjyqi vendosi të më kthejë prapë në Shqipëri dhe më dhanë 10 vite apelasi. Pas 10 vitesh u nisa të kaloj në mënyrë të rregullt e më kthyen në doganë. Shkova te ambasada greke në Tirane e më thanë nuk ke problem, por në doganë prapë nuk më lenë të kaloj. Ju lutem, më tregoni si mund të veproj.

PERGJIGJE: Edhe nëse ju kanë mbaruar vitet e apelasit, duhet të bëjmë kërkesë për heqjen e emrit tuaj nga “lista e zeze”, që të mos keni problem. Mund të na kontaktoni për mënyrën e aplikimit që t’ju fshihet apelasi dhe nga sistemi.

02 Shkurt 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2