Fillon aplikimi për Kompensimin Social të Solidaritetit. Cilët duhet të paraqiten të parët

TRIBUNA

Siç kemi njoftuar edhe më herët, më 1 shkurt fillojnë në gjithë Greqinë aplikimet për të përfituar Kompensimin e Solidaritetit (Kinoniko Epidoma Alilengis).

Aplikimet mund të bëhen në qendrat e shërbimit të qytetarëve (KEP), në shërbimet sociale të bashkisë, si dhe direkt në internet, në adresën www.keaprogram.gr.

Për të shmangur konfuzionin që do të shkaktonin prurjet masive, është vendosur që në KEP qytetarët të paraqiten për të aplikuar, mbi bazën e shifrës së fundit të niptit fiskal (AFM).

Kështu, radha që përcaktohet në qarkoren e publikuar të mërkurën, është si më poshtë:

02.01.2017 AFM që mbaron në 1 dhe 2



02.02.2017 AFM që mbaron në 3 dhe 4



03.02.2017 AFM që mbaron në 5 dhe 6



E shtunë 2017/04/02 numri VAT mbaron në 1, 2, 3



06.02.2017 AFM që mbaron në 7 dhe 8



07.02.2017 AFM që mbaron në 9 dhe 0



08.02.2017 AFM që mbaron në 1 dhe 2



09.02.2017 AFM që mbaron në 3 dhe 4



10.02.2017 AFM që mbaron në 5 dhe 6



E shtunë 2017/11/02 numri VAT mbaron në 4, 5, 6



13.02.2017 AFM që mbaron në 7 dhe 8



14.02.2017 AFM që mbaron në 9 dhe 0



15.02.2017 AFM që mbaron në 1 dhe 2



16.02.2017 AFM që mbaron në 3 dhe 4



17.02.2017 AFM që mbaron në 5 dhe 6



E shtunë 18/02/2017 Numri VAT mbaron në 7, 8, 9 dhe 0



20.02.2017 AFM që mbaron në 7 dhe 8



21.02.2017 AFM që mbaron në 9 dhe 0



22.02.2017 AFM që mbaron në 1 dhe 2



23.02.2017 AFM që mbaron në 3 dhe 4



24.02.2017 AFM që mbaron në 5 dhe 6



E shtunë 25/02/2017 e hënë 27/02/2017 e martë 28/02/2017, u shërbehet të gjitha numrave.



Në qarkore bëhet me dije se shuma e kompensimit që do të marrin përfituesit do të paguhet në muajin mars, pavarësisht datës që është bërë aplikimi, në intervalin kohor nga 1 deri më 28 shkurt 2017.



Kriteret e përfshirjes në program

Familjet përfshihen në program përderisa përmbushin kriteret e mëposhtme për të ardhurat, pasurinë dhe qëndrimin:



1. Kriteri i të ardhurave

Të ardhurat e deklaruara të familjes, ashtu siç përllogaritet me qëllim përfshirjen në program, gjashtë muajtg e fundit para paraqitjes së kërkesës, nuk mund të tejkalojnë gjashtëfishin e të ardhurave të garantuara për çdo tip familjeje.

- Familje me një pjesëtar. Të ardhurat e gjashtëmujorit të fundit = 1.200 euro,

- Familje e përbërë nga dy pjesëtarë të rritur, apo familje me një pjesëtar të rritur dhe një pjesëtar të mitur. Të ardhurat e gjashtëmujorit të fundit = 1.800 euro.

- Familje e përbërë nga dy pjesëtarë të rritur dhe një pjesëtar të mitur, apo familje me një të rritur dhe dy pjesëtarë të mitur. Të ardhurat e gjashtëmujorit të fundit = 2.100 euro.

- Familje e përbërë nga tre pjesëtarë të rritur, apo dy të rritur dhe dy të mitur, apo familje me një të rritur dhe tre të mitur. Të ardhurat e gjashtëmujorit të fundit = 2.400 euro.

- Familje e përbërë nga tre pjesëtarë të rritur dhe një të mitur, apo dy të rritur dhe tre të mitur, apo familje me një pjesëtar të rritur dhe katër të mitur. Të ardhurat e gjashtëmujorit të fundit = 2.700 euro.

- Familje e përbërë nga katër pjesëtarë të rritur apo dy të rritur dhe katër të mitur, apo familje me një të rritur dhe pesë të mitur. Të ardhurat e gjashtëmujorit të fundit = 3.000 euro.

- Për secilin pjesëtar tjetër të familjes, shtohet gjashtëfishi i të ardhurave të garantuara. Të ardhurat e deklaruara nuk mund të tejkalojnë shumën 5.400 euro, pavarësisht nga numri i pjesëtarëve të familjes.



2.Kriteri i pasurisë

Pasuria e patundshme

Vlera e tatueshme e pasurisë së patundshme të familjes në Greqi apo jashtë shtetit, nuk mund të tejkalojë vlerën 90.000 euro për familjet me një pjesëtar, duke e shtuar me nga 15.000 euro për çdo pjesëtar tjetër dhe gjithsesi, nuk duhet të jetë më e lartë se 150.000 euro.



3.Kriteri i qëndrimit, i vetmi kusht për emigrantët

Aplikuesit duhet të kenë qëndrim të ligjshëm dhe të vazhdueshëm në Greqi.

Sa u përket emigrantëve, në nenin 6, paragrafi 4, përcaktohet se:

Në rastin që aplikuesi apo pjesëtari i rritur familjes është shtetas i huaj, nevojitet paraqitja e lejes së qëndrimit të vlefshme, apo vërtetimi (veveosi blu) se kanë dorëzuar kërkesën për rinovimin e lejes së qëndrimit.



Përfitimi

Sipas vendimit të qeverisë, e ardhura e garantuar që do t’u paguhet përfituesve nëpërmjet kompensimit social të solidaritetit, përcaktohet si më poshtë:

- Familjet me një anëtar: 200 euro në muaj.

- Për çdo pjesëtar të rritur të familjes: plus 100 euro në muaj.

- Për çdo pjesëtar të mitur: 50 euro çdo muaj.

01 Shkurt 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2