Eurogrupi, optimizëm i përmbajtur për negociatat me Athinën

TRIBUNA
Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem dhe ministri grek i financave, Euklidis Tsakalotos

Në përfundim të takimit të Eurogrupit, ministrat e financave të Eurozonës kanë kërkuar që të finalizohen “urgjentisht” negociatat aktuale të Athinës me kreditorët.

“Eurogrupi kërkon urgjentisht nga autoritetet greke dhe institucionet që të finalizojnë negociatat sa më shpejt dhe të bien dakord për një paketë reformash, të cilat do të përqafohen nga të gjitha palët”, thuhet në komunikatën e publikuar pas takimit, ku shtohet se “një marrëveshje e tillë është kusht për finalizimin e suksesshëm të inspektimit të dytë”.

Eurogrupi vë në dukje se reformat kanë të bëjnë me tregjet e punës dhe të produkteve në Greqi, sektorin energjitik dhe sektorë të tjerë, ndërsa paralelisht “pritet një marrëveshje për strategjinë fiskale afatmesme të Greqisë pas vitit 2018”.

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsslebloem deklaroi se ekonomia greke ka hyrë në një rrugë zhvillimi dhe përmirësimi fiskal. Pas përfundimit të takimit në Bruksel, Dijsselbloem nënvizoi se do të jetë në interes të të gjithëve finalizimi i shpejtë i negociatave për mbylljen e inspektimit të dytë të programit grek.

Nga ana e vet, komisioneri për financat, Pierre Moscovici, tha se diskutimet në takimin e ministrasve të financave ishin të mira dhe se ai është “më shumë optimist” për përfundimin e inspektimit. Sipas tij, “dy-tre pika mbeten të hapura”, ndërsa vuri në dukje se konsiderohet e domosdoshme që të ekzistojë një mekanizëm i garantimit të stabilitetit fiskal të Greqisë. Askush nuk dëshiron kthim në të kaluarën, tha komisioneri, duke theksuar që shpreson në një kthim të shpejtë të përfaqësuesve të kreditorëve në Athinë, “nëse të gjithë bëjnë atë që duhet”.

28 Janar 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2