Miratohen masa për reduktimin e borxhit grek që ka arritur 311,16 miliardë euro

TRIBUNA

Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM), ka miratuar masat afatmesme për reduktimin e borxhit grek.

Vlerësohet që, në rast se masat zbatohen plotësisht, borxhi grek do të reduktohet deri në 2060 me rreth 20 njësi, siç deklaroi kreu i ESM, Klaus Regling. Në të njëjtën periudhë, nevojat financuese të Greqisë pritet të ulen me thuajse pesë njësi.

Gjithsesi, ESM vë në dukje se suksesi i masave do të varet nga një sërë faktorësh të pakontrollueshëm të tregut, çka do të thotë se nuk është e mundur të jepen garfanci për eficencën e masave.

Masat që miratoi ESM janë të karakterit teknik dhe synojnë në një shtim të lehtë të kohëzgjatjes mesatare të kredive të programit të dytë të shpëtimit, nga 28 vjet në 32,5 vjet. Në të njëjtën kohë, ndihmojnë stabilizimin e interesave që paguan Greqia për kreditë, ndërsa evitojnë edhe rritjen e disa interesave të tjera gjatë vitit 2017.

Kreu i ESM, Klaus Regling, theksoi se çelësi për “suksesin e programit ndodhet në zbatimin e reformave nga qeveria greke”.

Sipas të dhënave të fundit të shërbimit statistikor europian, Eurostat, në tremujorin e tretë të 2016-s, borxhi publik grek ndodhet në 179,6% të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm, dhe ka arritur vlerën 311,16 miliardë euro.

24 Janar 2017

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2