Ekonomia gjermane, rritje 1,9 % në 2016-ën

TRIBUNA

Ekonomia gjermane u rrit 1,9 për qind në vitin 2016, njoftoi sot zyra Federale e Statistikave, duke treguar rritjen më të lartë në pesë vjet për ekonominë më të madhe të Evropës.

Produkti i Brendshëm Bruto gjerman (PBB) u rrit 1,7 për qind në vitin 2015.

Të dhënat vënë në dukje se ekonomia e Gjermanisë është rimëkëmbur nga votimi tronditës i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e zhvilluar në muajin qershor.

PBB-ja u ngadalësua në 0,2 për qind në tremujorin e tretë në prag të referendumit.

Analistët kishin parashikuar rritjen e PBB-së ndërmjet 1,7 dhe 1,9 për qind.

Zyra Federale e Statistikave raportoi gjithashtu një suficit fiskal prej 0,6 për qind të PBB-së në vitin 2016.

13 Janar 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2