National Geographic: Shqipëria, një ndër 10 vendet që duhet vizituar

”National Geographic” ka shpallur listën e 10 vendeve që duhen vizituar nga turistët e huaj ku ndër to ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Sa i përket Shqipërisë, ”National Geographic” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mund të gjesh amfiteatre greko-romake, kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, si dhe plazhe të paprekura nga dora e njeriut.

Një industri turizmi në lulëzim, e përqëndruar kryesisht mbi fshatra dhe qytete të ruajtura me përpikmëri dhe të mbrojtura nga UNESCO, përfshi këtu Beratin e Gjirokastrën, si dhe me një vijë të gjatë bregdetare të njohur sot si Riviera shqiptare, tashmë i sjellin vendit rreth 3.5 milionë turistë në vit.

E ndërsa plazhet e Adriatikut në fqinjët e saj, Itali e Kroaci, janë transformuar në komplekse e resorte hipermoderne dhe të tejmbushura, bregdeti i Shqipërisë i mbushur plot me rrënoja të amfiteatrove greko-romake dhe të zbukuruara, me kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, është ndër të paktët në Europë ku mund të gjesh vend për t’u shtrirë buzë rërës edhe në pikun më të ngjeshur të sezonit veror.

Në jug të Vlorës, apo në atë që njihet edhe si bregdeti më i bukur shqiptar, si Dhërmiu, Vunoi dhe Himara – të mbushura me kafene me veranda, tregtarë ushqimesh me bazë deti dhe me rrugë të ngushta e gjarpëruese, – janë të mbytura nga ndërtesa të familjarëve dhe banorëve vendas që i ofrojnë ato për jo më shumë se 25 dollarë nata.

Shteti më i ri i Evropës (ajo shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2008) nuk ka qenë pikërisht një shtyllë në gjurmët turistike. Sot, Kosova e pavarur është një nga destinacionet më emocionuese dhe ekonomike të Evropës .

Sipas ”National Geographic” Kosova ofron vende për tu vizituar në çdo stinë ku më të spikaturat janë :Brezovica dhe qyteti i Prizrenit. Brezovica është fshat në komunën e Shtërpcës dhe gjithashtu është qendra më e rëndësishme turistike për sportet dimërore. Brezovica shtrihet pranë maleve të Sharrit dhe ka lartësi mbidetare prej 900-2500m. Brezovica është qendra me infrastrukturën më të kompletuar për zhvillimin e aktiviteteve dimërore si skitë.

Prizreni ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës. Qysh në shek.XV-XVI, Prizreni filloi të kultivojë vlera origjinale. Në këtë kohë u hap biblioteka e parë në Kosovë (nga Suzi Qelebia). Si një qytet me larmi kulturash, është qendër jo vetëm e kulturës shqiptare, por edhe e popujve tjerë që jetonin në këtë rajon.Në këtë qytet bashkëjetojnë të gjitha fetë duke e kthyer në një mozaik religjionesh mjaft atraktiv për turistët e huaj.Punimet artizanale të zejtarëve prizrenas janë të njohura edhe sot për vlerat e tyre të larta. Arkitektura orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë.

Pjesa e vjetër e qytetit ende është në stilin e shekujve të kaluar, ndërsa Kalaja antike i rri mbi kokë, duke ja rritur bukurinë gjithë këtij peizazhi.

04 Janar 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2