Rritje me 5% në faturat e telefonisë fikse dhe internetit

TRIBUNA

Duke filluar nga 1 janari 2017, në faturat e telefonit do të ketë një rritje prej 5%.

Kjo rritje përfaqëson taksën e abonentëve të telefonisë fikse dhe internetit, vendim që qeveria Tsipras e kishte miratuar në korrik të këtij viti.

Taksa do të përfshihet në faturën e çdo lidhjeje telefonike dhe do të përllogaritet mbi bazën e vlerës mujore të shërbimeve.

Kështu, nëse deri tani fatura juaj vinte 100 euro në muaj, ju do të paguani edhe 5 euro më shumë.

Ndokush mund të thotë se nuk është ndonjë shifër e madhe. Mirëpo, po të kemi parasysh atë fjalën e urtë që thotë “kokrra kokrra mbushet thesi”, ky thes po ashtu edhe zbrazet, pak nga pak... Pra, paguaj, 5 këtu, dy atje, në fund të muajit buxheti i qytetarëve mpaket edhe më tepër...

21 Dhjetor 2016

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2