Federata Braziliane dënon klubin e Chapecoenses

TRIBUNA
Nga homazhet për lojtarët e Chapecoenses që humbën jetën në aksidentin ajror

Chapecoense klubi që humbi pjesën më të madhe të skuadrës në atë aksident tragjik të pak ditëve më parë në Kolumbi është dënuar nga komisioni i Disiplinës në konfederatën braziliane të futbollit për mosparaqitje në ndeshjen e fundit të Brasilieros ndaj Atletico Mineiros.

Një vendim shumë i diskutueshëm ky i marrë nga një komision juridik. Vendimi i Disiplinës, ka qenë humbje 3-0 në tavolinë për të dyja skuadrat, -2 pikë në tabelën e klasifikimit dhe gjobë në vlerën 100 mijë reais, rreth 28 mijë Euro si për Chapecoensen edhe për Atletico Mineiron.

Pas incidentit tragjik që ndodhi në datën 28 Nëntor ku humbën jetën 71 persona mes tyre pothuajse edhe i gjithë stafi teknik dhe pjesa më e madhe e futbollistëve të Chapecoenses, presidenti i klubit brazilian Minas Gerais vendosi që skuadra e tij të mos e luante sfidën e fundit ndaj Atletico Mineiros.

Kjo ndeshje nuk kishte aspak rëndësi për të dyja skuadrat sepse të dyja klubet e kishin siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Copa Libertadores, por ky dënim është absurd për faktin se Chapecoense nuk kishte mundësi për ta luajtur sfidën për faktin se nuk i ka aktualisht në dispozicion 11 lojtarë. Gjithsesi konfederata brazialiane i kishte kërkuar Chapecoenses që në nder të viktimave ta luante këtë sfidë me skuadrën e të rinjve, por presidenti i klubit nuk pranoi.

13 Dhjetor 2016

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2