Lewandowski zgjat kontratën me Bayern Munich deri në 2021

TRIBUNA

Bajern Mynih ka bërë të ditur të martën se Robert Levandovski ka zgjatur kontratë e tij me klubin bavarez deri në vitin 2021. 28-vjeçari, i cili iu bashkua Bayern-it në vitin 2014 pasi shpërtheu në arenën ndërkombëtare me fanellën e Borusia Dortmundit, kishte kohë që kishte nisur bisedimet me klubin për të ndryshuar marrëveshjen e cila mbyllej në vitin 2019.

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, konfirmoi që në javën e kaluar se kishte bindjen që gjithçka do shkonte drejt firmës, edhe pse në mediat ndërkombëtare kishin lindur spekulime rreth një transferimi të mundshëm te Real Madrid. Por vetë futbollisti, pas firmës së sotme, u shpreh i lumtur që i kishte dhënë fund çdo lloj zëri për pakënaqësi të tijën në klubin aktual ku do të qëndrojë për të paktën edhe katër vite e gjysmë.

“Jam shumë i lumtur që negociatat u mbyllën pozitivisht dhe që më presin edhe disa vite të tjera te Bajern. Kemi objektiva të rëndësishëm përpara”, ishin fjalët e tij të publikuara në faqen e internetit të klubit.

Levandovski ka qenë në një formë të shkëlqyer në këtë sezon, duke shënuar 19 gola në 22 ndeshjet që ka luajtur me fanellën e bavarezëve.

13 Dhjetor 2016

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2