Kombëtarja grumbullohet për dy ndeshjet e radhës. Mungon Armando Sadiku

TRIBUNA
Nga stërvitja e Kombëtares shqiptare në Vaduz –Lihtensgtejn. Foto: Ilia POÇI

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar zyrtarisht për dy ndeshjet e radhës që do të luajë në mesjavë dhe në fundjavë, përkatësisht ndaj Lihtenshtejnit në transfertë dhe Spanjës në “Loro Boriçi”.

Kombëtarja ka mbërritur të hënën në kryeqytetin e Lihtenshtejnit, Vaduz, ku ka filluar menjëherë stërvitjen. Po të hënën, grupi është plotësuar edhe me futbollistët e tjerë të ardhur nga vende të ndryshme.

Në dy ndeshjet e radhës, Kombëtares do t’i mungojë Armando Sadiku, i cili mësohet se nuk e rikuperoi dot dëmtimin e vet dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

Mungesa e Sadikut është një minus i madh për kombëtaren në përballjet eleminatore të Botërorit, pasi ai është sulmuesi kryesor i ekipit, dhe golashënuesi më i mirë.

Sadiku u dëmtua në kampionatin zviceran dhe nuk luajti në dy ndeshjet e radhës. De Biazi do të ketë probleme me sulmin, pasi mungon edhe Rei Manaj gjithashtu i dëmtuar, ndërsa Shkëlzen Gashi nuk është grumbulluar fare.



Nr Emër Mbiemër Pozicioni Ekipi që aktivizohet Datëlindja

1 Etrit Berisha Portier Atalanta 10.03.1989

2 Alban Hoxha Portier FK Partizani 23.11.1987

3 Orges Shehi Portier KF Skenderbeu 25.09.1977

4 Naser Aliji Mbrojtes FC Kaiserslautern 27.12.1993

5 Berat Gjimshiti Mbrojtes Avellino 19.02.1993

6 Mergim Mavraj Mbrojtes FC Keln 09.07.1986

7 Elseid Hysaj Mbrojtes SSC Napoli 02.02.1994

8 Ansi Agolli Mbrojtes Karabag 11.10.1982

9 Frederic Veseli Mbrojtes FC Empoli 20.11.1992

10 Ledian Memushaj Mesfushor Delfino Pescara 07.12.1986

11 Ergys Kace Mesfushor FC Viktoria Plzen 08.07.1993

12 Andi Lila Mesfushor PAS Janina 12.02.1986

13 Liridon Latifi Mesfushor KF Skenderbeu 06.02.1994

14 Migjen Basha Mesfushor FC Bari 05.01.1987

15 Eros Grezda Mesfushor NK Lokomotiva 15.04.1995

16 Odise Roshi Mesfushor Terek Grozny 22.05.1991

17 Burim Kukeli Mesfushor FC Zyrih 16.01.1984

18 Ermir Lenjani Mesfushor Renes 05.08.1989

19 Jahmir Hyka Mesfushor FC Luzern 08.03.1988

20 Taulant Xhaka Mesfushor FC Basel 28.03.1991

22 Amir Abrashi Mesfushor SC Freiburg 27.03.1990

22 Bekim Balaj Sulmues Terek Grozny 11.01.1991

23 Sokol Cikalleshi Sulmues Medipol Basaksehir 27.07.1990

24 Armando Sadiku Sulmues FC Zyrih 27.05.1991

25 Azdren Llukaku Sulmues Gaz Metan 15.02.1988

26 Rey Manaj Sulmues Delfino Pescara 24.02.1997

04 Tetor 2016

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2