Ahengu Shkodran mbledh qytetarë dhe turistë

Prej mëse një dekade në Shqipëri, 29 Shtatori njihet si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, ditë ku të gjithë ne promovojmë edhe më shume vlerat e Trashëgimisë Kulturore materiale dhe jo materiale.

Shkodra e moçme është e pasur në tradite,kulture,histori,arkeologji, arkitekture e etnografi dhe këtë pasuri të madhe e ka trashëguar në breza me dashuri dhe respekt.

“Ahengu Shkodran” i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, ishte zgjedhur si përmbyllje e eventeve kulturore në oborrin e Muzeut Historik, Shkodër.

Në arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës, janë disa punime të shkëlqyera të dekadave më parë për muzikën qytetare dhe po ashtu edhe të periferive të qytetit verior që në fakt në Shkodër shqiptohet shpesh… aheng.

Sot, edhe në kuadër të trashëgimisë së madhe, mund të quhet e dobët ngritja në kult e “ahengut” dhe njerëzve të tij të parë dhe të përmendur, për të mos harruar se nga ku rrjedh muzika qytetare shkodrane. Nuk bëhet fjalë për 10-20 këngë, por me qindra dhe vetëm dasma shkodrane ka një numër ekzakt që është gati 320.

Gjithsesi, ahengu i Shkodrës është një trashëgimi e jashtëzakonshme që ka dalë nga zejtarët dhe artizanët e Shkodrës, dhe ka edhe figurën e tij në një nga kryeveprat e Idromenos, pasqyrimin e një kritike shoqërore që ai i bën te “Dy Rrugët”.

Ahengu shkodran është një “zbulim” i kohës së Vezirit të Shkodrës ose Mustafa Pashës dhe kjo kohë, e bën pikërisht ahengun të instrumentalizuar me virtuozitet, dhe patjetër i kryesuar nga njerëz që në vazhdim nuk ishin vetëm me “vesh”, e që në këtë ditë u përcoll me pasion nga brezi i këngëtarëve të rinj shkodran u ku qytetarë të shumtë por edhe turistë të huaj, u bënë pjesë e kësaj mbrëmje kulturore.

Fillimet mbajnë si kujtesë sazexhiun Mehmet Agë Shllakun. . Në aheng, janë kënduar qindra këngë dhe shumë prej tyre sot janë perla të vërteta. Ahengu shkodran edhe në saj të njerëzve të shumtë të tij, ka sjellë edhe prodhimin e këngës tipike shkodrane, të asaj bukurie muzikore tradicionale që sot vazhdon të këndohet nga të gjithë.

Kjo bukuri ka një prejardhje dhe një vazhdimësi që ka dalë pikërisht nga këto njerëz dhe këto talente, që më vonë krijuan kryevepra të tjera më moderne dhe të kulturës më perëndimore dhe tepër të dallueshme, për të cilën thonë…Kënga Qytetare Shkodrane…

30 Shtator 2016

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2