Ancelotti prezantohet te Bayern

TRIBUNA
Në foto: Ancelotti gjatë prezantimit në Allianz Arena, bashkë me presidentin e Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge.

Traineri i ri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se nuk do të ketë ndonjë revolucion dramatik në ekip.

Italiani u prezantua të hënën në Allianz Arena, pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare. Misioni i tij do të jetë të udhëheqë bayernin drejt titullit të gjashtë në Champions League, një ëndërr sublime e bavarezëve, që ështëp shndërruar në një ide fiske.

Por paraardhësi i Ancelottit, Pep Guardiola, nuk arriti të shkonte më shumë se në gjysmëfinaële, në tre edicionet e qëndrimit të tij në Mynih. Pavarësisht se fitoi shtatë trofe, mungesa e një kupe Europiane konsiderohet si një njollë në biografinë e spanjollit.

Carlo Ancelotti është i vetmi trainer që ka fitur 3 herë Champions League: 2 me Milanin (2002-2003 dhe 2006-2007) e një me Realin (2013-2014). Dy kupa të tjera kampionësh i ka fituar si lojtar me Milanin, në 1988-1989 dhe 1989-1990.

Tribuna

11 Korrik 2016

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2