Viti perfekt i Ronaldos, superkampion i Europës

Kupa e Kampionëve në fillim, Evropiani tani dhe Topi i Artë pas disa muajsh.

CR7 do ta mbyllë 2016 duke puthur Topin e Artë, pasi u dha francezëve zhgënjimin më të madh.

Nuk iu desh as të luante, as edhe për të vendosur nga fusha ndeshjen e Parisit, sepse Ronaldo ishte edhe pa qenë prezent në fushë. Ishte kur duhej të ngrinte zërin kundrejt atyre që nuk donin të gjuanin penalltitë kundër Polonisë.

Ishte mbrëmjen e djeshme nga jashtë fushës kur duke bërtitur i jepte kurajo shokëve të tij, një e nga një.

Është e drejtë atëherë që Ronaldo ngriti zërin në qiell, sepse është e drejtë që një lojtar si ai , edhe pse me një Kombëtare të vendit “të dytë”, ia doli të fitojë diçka me vendin e tij dhe për vendin e tij.

Nuk ka rëndësi nëse Portugalia nuk shkëlqeu dhe ndoshta nuk bëri lojën më të bukur apo më të fortë. Rëndësi ka që fitoi, në shtëpinë e super të favorshmes Francë, në stadiumin e kujt ndihej fitues, më parë se të fitonte.

Prandaj tani Ronaldo e gjithë Europa është në këmbët e tua. Pas Ligës së Kampionëve dhe tani Kampionatit Evropian, ngelet vetëm marrja e të katërtit Top të Artë.

ATSH

11 Korrik 2016

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2