Ronaldo: “Shkruajtëm histori, e kërkonim që në 2004”

TRIBUNA

Nga drama te triumfi. Cristiano Ronaldo u detyrua të linte finalen me lotë në sy, i dëmtuar që në minutën e 25-të. Mirëpo shokët e tij të ekipit e tij luajtën për të. Dhe ai, si kapiten, ngriti Kupën e Europës. Të parën që fiton kombëtarja e Portugalisë.

Ronaldo ia kushtoi fitoren e kupës “gjithë portugezëve dhe gjithë emigrantëve”.

Ai shpjegoi se tentoi të kthehej në fushën e lojës, por nuk ishte e mundur. “U përpoqa të rikthehesha në lojë, mirëpo gjuri im ishte enjtur dhe nuk mundja. Kisha shumë dhimbje. Nuk ishte finalja që ëndërroja, mirëpo jam shumë i gëzuar. Është një trofe për gjithë portugezët, por edhe për emigrantët. Për gjithë ata që besuan tek ne. Jam shumë i gëzuar dhe shumë krenar”.

Sipas të dhënave, në Francë ka 1,2 milionë qytetarë me origjinë portugeze. Dhe Ronaldo nuk i harroi.

“Jam shumë i gëzuar. Shkruajtëm histori”, theksoi asi i Real Madridit. “Gjithmonë thoshja se doja të fitoja diçka me kombëtaren e Portugalisë dhe të futem në histori. Ishte diçka që e kërkonim që në 2004 (kur Portugalia u mund në fushën e vet nga Greqia). Kërkova nga zoti të më japë një shans, sepse e meritonim. Gjithmonë besoja se kishim aftësinë dhe strategjinë e trainerit tonë për të fituar. Është një nga momentet më të lumtura të karrierës time. Kam fituar me klube, por më mungonte kjo me kombëtaren. Dua të falënderoj gjithë shokët e ekipit dhe trainerin. Portugalia e meritonte. Është një moment i paharruar për Portugalinë”.

Rondaldo arriti kuotën e 9 golave në fazat finaële të Euros, duke barazuar rekordin e Mishel Platinisë. Sulmuesi 31 vjeçar ka gjithashtu numrin më të madh të ndeshjeve në faza finale dhe është gjithashtu lojtari i parë në historinë e kompeticionit që ka shënuar në katër turne (2004, 2008, 2012, 2016).

Tribuna

11 Korrik 2016

Dy të vdekur nga tërmeti në Itali

Një tërmet prej 4 shkallësh goditi të hënën në mbrëmje ishullin turistik italian Ischia, jo larg brigjeve të Napolit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2