Santos: “E meritonim fitoren, kemi të ardhme të shkëlqyer”

TRIBUNA
Traineri i Portugalisë Fernando Santos, hidhet e pritet në krahët e lojtarëve të vet

“Falënderoj zotin. Presidentin që më mbështeti. Dua të shkoj në shtëpi, të puth nënën time, fëmijtë e mi, nipat e mi, dhëndërrin tim, miqtë e mij, shumë prej të cilëve i quaj vëllezër. Falënderoj dhe një mikun tim të mirë, i cili më ndihmoi që të jem kokulur dhe të bëj këtë jetë modeste që bëj”, tha në konferencën për shtyp traineri i Portugalisë Fernando Santos.

“Nuk e prisja të humbnim Ronaldon, ai është një lojtar që në çfdo moment mund të japë zgjidhje. Ishte fantastik, vullneti i tij ishte kolosal. U përpoq dy herë që të vazhdonte lojën, por në vazhdim qëndroi me mua në stol. Ishte një lider i vërtetë, bile edhe kur nuk ndodhej në fushë”, vazhdoi Santos dhe shtoi: “Eder më kujton historinë me rosakun e shëmtuar që u bë i bukur...”.

Për trainerin portugez, ekipi e meritonte fitoren. “Ky ekip përbëhet nga shumë lojtarë të rinj. Kemi një të ardhme të shkëlqyer. Jemi skuadër, fituam si skuadër. Gjithmonë u thoshja lojtarëve të mi se kemi cilësi dhe talent. Kjo do të na çonte te suksesi. Ky ishte gjithmonë mesazhi im dhe kjo na çoi në fitimin e europianit. Besuam se mundnim dhe tashmë jemi kampionë të Europës. Është një fitore e madhe për të gjithë”, deklaroi Santos.

“Është një fitore e Portugalisë, jo e imja. Për të gjithë kombin. Ishin me ne, na mbështetnin. Është një fitore për të gjithë portugezët që ndodhen jashtë vendit. E prisnim me agoni, ka shumë portugezë që e besonin se kjo do të ndodhte sot. Portugezët janë njerëzit më të mirë në votë dhe u jap përgëzimet e mia për durimin që treguan”.

Në deklaratat e tij, Santos nuk harroi edhe periudhën e kaluar në Greqi si trainer i AEK-ut, Panathinaikosit dhe PAOK-ut, si dhe i kombëtares greke. “Falënderoj Greqinë. Gjithmonë ishte në zemrën time”, tha në greqisht Santos në konferencën e shtypit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes finale.

Tribuna

11 Korrik 2016

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2