
Shitet në ankand limuzina e Hitlerit
Më 17 janar do të shitet në ankand në SHBA një nga limuzinat e Adolf Hitlerit, me të cilën ai shfaqej në parada. Limuzina ishte prodhuar në firmën Daimler-Benz në Sindelfingen në periudhën 1938 - 1939.
Më 17 janar do të shitet në ankand në SHBA një nga limuzinat e Adolf Hitlerit, me të cilën ai shfaqej në parada. Limuzina ishte prodhuar në firmën Daimler-Benz në Sindelfingen në periudhën 1938 - 1939.
Negociatorët e CDU-së, CSU-së dhe ata të SPD-së ranë sot dakord për krijimin e një qeverie të koalicionit të madh. ”Bota nuk na pret më, ne kemi nevojë për një fillim të ri të Evropës”, deklaroi Merkel pas negociatave.
Pas një takimi maratonik prej gati 24 orësh u kumtua vendimi për marrëveshjen. Kancelarja Merkel mbetet në këtë post.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka deklaruar se midis Shkupit dhe Athinës nuk ka ende asnjë marrëveshje për zgjidhjen e kontestit për emrin.
Sidnej u përball të dielën me një prej ditëve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ndërkohë që temperaturat e larta kanë detyruar lojëtarët e turneut ndërkombëtar të tenisit të tërhiqen nga loja.
Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të dimrit në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm, deklaroi përfaqësuesi koreano-verior për Komitetin Ndërkombëtar Olimpik (CIO)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se ishte i hapur për të zhvilluar një bisedë telefonike me liderin Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Shtëpia e Bardhë ka gjasa të vendoset përsëri para pyetjeve për të tretën ditë radhas, ndërsa doli në treg libri i bujshëm “Zjarr dhe furi” për vitin e parë të presidencës së Donald Trumpit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është një ndër dy zyrtarët e lartë turq që po bëjnë vizita në vendet e BE në një ofensivë diplomatike për rivendosjen e marrëdhënieve me bllokun prej 28-anëtarësh.
Koreja e Jugut propozoi zhvillimin e bisedimeve të nievlit të lartë me Phenianin më 9 janar për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane.
Udhëheqësit e Iranit duket se kanë mendime të ndryshme rreth arsyeve të protestave antiqeveritare që kanë përfshirë vendin, rreth asaj se çfarë përfaqësojnë demonstruesit dhe se ç'duhet bërë për të frenuar trazirat.
Që nga 1 janari Belgjika dhe Holanda kanë kryer një shkëmbim territoresh, pas një marrëveshjeje paraprake. Më 1 janar 2018, hyri në fuqi marrëveshja e re kufitare mbi territoret problematike mes dy vendeve.
Komisioni Evropian propozoi që periudha e tranzicionit post-Brexit, që do të vijojë me largimin britanik nga BE më 29 mars 2019, të përfundojë në 2020, sipas rekomandimeve të shteteve anëtare të publikuara sot.
Komisioni Evropian nisi kundër Polonisë një procedurë të paprecedentë, që mund të shkojë deri në privimin e vendit nga të drejtat e votës në BE, nëse nuk heq dorë nga reformat e saj mjaft të diskutueshme gjyqësore.
Nga emërimi zyrtar i Donald Trump tek katastrofat klimatike duke vijuar me krizën katalanase apo lëshimet e raketave koreano-veriore, ja një rikujtesë e momenteve kyçe të globit që shënuan vitin 2017.
Një tren i kompanisë Amrak doli nga shinat në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Njoftohet për të paktën 6 të vdekur dhe lëndime të shumta, megjithëse autoritetet thanë se nuk mund të jepnin ende shifra të sakta.
Britania dhe Komisioni Evropian njoftuan se kanë tejkaluar ngërçin, duke bërë një përparim të premten mbi kushtet e daljes së vendit nga blloku evropian
Tema e parajsave fiskale është kthyer përsëri në faqe të parë të medias së shkruar dhe vizive në të gjithë botën, falë skandalit Paradise Papers.
Qasja e NATO-s ndaj Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, mbetet solide, mbrojtëse dhe proporcionale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Policia greke ka arrestuar të dielën tre shtetas shqiptarë, të moshës 34, 30 dhe 25 vjeç, me akuzën e futjes në Greqi të një sasie të madhe droge.
PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.
Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis.
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndeti sot kompromisin për koalicion të arritur në Gjermani mes konservatorëve dhe social-demokratëve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ri të madh qeveritar, bisedimet për të cilin filluan të dielën.
Një shpërthim, origjina e të cilit nuk dihet ende, shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur pranë një stacioni metroje në zonën e Stokholmit, njoftoi policia duke përjashtuar pistën e një akti terrorist.
Nëntë persona të tjerë u vranë gjatë natës së djeshme në të gjithë Iranin, pas valës së protestave antiqeveritare që kanë përfshirë vendin.
Të shtunën dhe të dielën, 14 dhe 15 janar, disa stacione të metrosë në Athinë do të jenë jashtë funksionimit.
Copyright © 2005 - 2018 Tribuna News- Te gjitha te drejtat e rezervuara
Email; Template by OS Templates